Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gazeta zvicerane tallet me fushatën elektorale: “Në Shqipëri nuk blejnë frigoriferë se shkon Berisha Empty Gazeta zvicerane tallet me fushatën elektorale: “Në Shqipëri nuk blejnë frigoriferë se shkon Berisha

Tue 18 Jun 2013 - 22:17
Gazeta zvicerane tallet me fushatën elektorale: “Në Shqipëri nuk blejnë frigoriferë se shkon Berisha Gaze-300x168Gazetari zviceran, Thomas Fuster, ka bërë një shkrim të gjatë në gazetën ku punon, “Neue Zuercher Zeitung”, në të cilin pasqyron fushatën elektorale në Shqipëri. Pothuaj i gjithë shkrimi është një ironi për vendin tonë ku tallet si mazhoranca ashtu edhe opozita.
“Popullsia në Shqipëri është këshilluar këto ditë që të mos blejë frigoriferë të rinj. Në rast se blejnë një të tillë, rreziku është shumë i madh që në kuzhinën e tyre të shfaqet krejt papritur kryeministri Sali Berisha, së bashku me një ushtri gazetarësh dhe fotografësh, për të inauguruar me ceremoni blerjen e frigoriferit,” e nis gazetari shkrimin. Sipas tij, kjo barsoletë i afrohet realitetit, pasi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria nuk po lë asnjë ngjarje, sado e vogël, për ta shfrytëzuar për qëllime elektorale.
Ai thotë se “projektet copëtohen në etapa, në mënyrë që çdo etapë të inaugurohet dhe të festohet megjithatë në këtë mënyrë, ekziston dyshimi se tashmë shiritat e inaugurimit të jenë më të gjatë se rrugët”
Gjithashtu Fuster prek një problem të ndjeshëm të ekonomisë në vend duke thënë se ndërsa ekonomia thuhet se rritet, ajo nuk gjeneron vende pune: “Në vitin 2012, Shqipëria- një vend ku Produkti i Brendshëm Bruto për frymë është sa 31 përqind e mesatares së BE- pati një rritje prej 1.6 përqind- që në fakt është si të ishte recesion” 

Gazetari nuk lë pa thumbuar edhe premtimin e PS për 300 mijë vende pune./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi