PD mbyll fushatën në Tiranë, Berisha: Votoni integrimin, Zoti me bekoi si shërbëtor të idealeve tuaj
Fri 21 Jun 2013 - 21:52
TIRANE – Demokratët i përmbahen traditës dhe përmbyllin fushatën zgjedhore në Tiranë, me një miting në sheshin "Nënë Tereza”. Përpara mbështetësve të mbledhur në shesh, mbajtën fjalimet e tyre me radhë të gjithë drejtuesit e listave të kandidateve nëpër qarqe.
Mitingu u permbyll me fjalimin e kryeministrit Berisha, i cili permblodhi premtimet dhe zotimet e demokratëve, të cilët kërkojnë mandatin e tretë më 23 qershor.
Në fjalën e tij në miting, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha sulmoi liderin e PS-së, Edi Rama, të cilin e cilësoi si model të dështimit.
“Ju ftoj sot nga ky shesh i mbushur më shumë se kurrë më parë të ecim përpara për Tiranën moderne dhe evropiane, përpara për Shqipërinë e zhvilluar, për fitoren e çdo shqiptari.”- u shpreh Basha.
PATOZI: VOTONI 44 DHE BERISHEN, VETEM KESHTU DO ECIM TE GJITHE BASHKE PERPARA
“Partia demokratike ndryshoi me shpejtësi Vlorën, Sarandën dhe Delvinën duke investuar mbi 800 milionë euro në 8 vite. Shqipëria është vend më i respektuar, më dinjitoz në 8 vitet e qeverisjes sonë. Ne kemi ende rrugë për të bërë, për të arritur në projektin tonë të madh për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Është fantastike, është e jashtëzakonshme Tirana sot në këtë prag fitoreje. Ftoj çdo vlonjat, sarandjot, delvinjot, ftoj të gjithë demokratët, qytetarët pa parti por edhe socialistët e mashtruar që ditën e 23 qershorit të votojnë PD-në, të zgjedhin 44, të votojnë Sali Berishën se vetëm kështu ne do të ecim të gjithë bashkë përpara.”
BERISHA
Në sheshin “Nënë Tereza”, ku u zhvillua mitingu, kryeministri Sali Berisha përsëriti sot thirrjen e fundit për këtë fushatë elektorale duke ftuar shqiptarët të votojnë numrin 44.
“Të bashkohemi në numrin 44. Unë bekimin më të madh të këtij numri dhe të zotit e konsideroj faktin se zoti dhe 44 më dhanë mundësinë mua të jem shërbëtor i përvuajtur i palëkundur, i interesave, aspiratave dhe idealeve tuaja. Ky ishte bekimi më i madh dhe viti 44 për Sali Berishën”.
Kryeministri Sali Berisha ftoi shqiptarët, pa dallime politike, që të bashkohen me 23 qershor për të garantuar ëndrrën e shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar.
“Ora e madhe po afron. Le të bashkohemi gra dhe burra, vajza dhe djem që i besojnë vetes, njëri-tjetrit, Zotit, Shqipërisë se me punën tonë, me mundin tonë do të ecim përpara drejt zhvillimit, integrimit në BE”.
“Jemi mbi gjysmëmilion sot ne kete shesh, por me datën 23 qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij", tha Berisha.
Shkollim cilësor, punësim masiv, kredi të buta për të rinjtë, shkolla, terrene sportive, mbështetje për fermerët, biznesin e huaj dhe vendas, ishin disa nga premtimet, tek të cilat u ndal kreu i qeverisë Berisha.
Berisha tha se katër vitet që vijnë do të bëjë gjithçka për të liberalizuar vizat me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Berisha u shpreh gjithashtu sot gjatë mitingut përmbyllës së fushatës elektorale të PD-së në Tiranë, se “uragani i fitores sot më gjigand se kurrë në sheshin e Tiranës është uragani i dashurisë, i respektit, i mirëkuptimit për çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet politike. Është uragani i shpresës, i besimit tek njëri-tjetri, tek e ardhmja. Është uragani i forcës suaj, qytetarë shqiptarë të të gjitha bindjeve politike, i forcës tuaj për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit. Për të ecur përpara në rrugën e mirëqenies, i forcës tuaj për të ecur së bashku përpara në rrugën e punësimit. Për ta bërë Tiranën, Shqipërinë, qytetet dhe fshatrat e saj të zhvilluar”.
/BalkanWeb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi