Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

LSI-Mbyll fushaten me një vizitë në një fabrikë Empty LSI-Mbyll fushaten me një vizitë në një fabrikë

Fri 21 Jun 2013 - 21:55
TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zgjodhi që ta përmbyllë fushatën me një vizitë në një fabrikë prodhimi dhe eksportimi këpucësh, konfeksioni, ku janë të punësuara mbi 1200 gra dhe vajza. 

Meta, deklaroi se thelbi programit të LSI-së është rigjallërimi i ekonomisë dhe në veçanti orientimi drejt eksporteve. Sipas tij kjo është rruga më e shkurtër për të hapur vende të reja pune dhe që ato të jenë afatgjata. 

“I gjithë thelbi i angazhimit dhe i programit tonë për të ardhmen është rigjallërimi i ekonomisë, ristrukturimi i saj e në mënyrë të veçantë orientimi drejt eksporteve si rruga më e sigurt për të pasur një ekonomi të shëndetshme, një ekonomi konkurruese që garanton vende të qëndrueshme, të sigurta e afatgjata të punës”, - u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. 

Meta tha se, LSI është e vendosur që të mbështesë sipërmarrjen, sidomos ato që punësojnë gra dhe vajza. Kreu i LSI-së dhe se programi i LSI-së do të vendosë themele të sigurta për rritje të qëndrueshme ekonomike. 

“Prandaj me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë tjetër vendosmërinë tonë për të ecur në programin tonë për të mbështetur sipërmarrjen shqiptare, por edhe të huaj, për të mbështetur në mënyrë të veçantë të gjitha gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Shqipëri me qëllim që të dyfishohet numri i të gjithë grave dhe vajzave që drejtojnë sot sipërmarrjet në vendin tonë brenda këtyre katër vite dhe njëkohësisht të arrijmë të punësojmë çdo grua, çdo vajzë, gjatë gjithë këtyre katër viteve përmes programit tonë për punësimin, që është në fakt edhe programi që do të zgjidhë shumë probleme sociale, të cilat shqetësojnë familjet tona, familjet shqiptare.",- tha Meta. 

"Njëkohësisht programi ynë do të vendosë themele të sigurta për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike”, - tha ndër të tjera në vizitën e zhvilluar në fabrikën e prodhimit dhe të eksportimit të këpucëve, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
/BalkanWeb
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

LSI-Mbyll fushaten me një vizitë në një fabrikë Empty Re: LSI-Mbyll fushaten me një vizitë në një fabrikë

Fri 21 Jun 2013 - 22:05
Suksese dhe uroj që këto zgjedhje të kalojnë qetë dhe të jenë demokratike të tregojmë se edhe ne shqiptarët dijmë të organizojmë zgjedhje të lira dhe dijmë të tregojmë vlera demokratike!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi