Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Grushti i shtetit dëmtoi integrimin Empty Berisha: Grushti i shtetit dëmtoi integrimin

Mon 31 Jan 2011 - 13:57
Berisha: Grushti i shtetit dëmtoi integrimin Berisha-armo
Mblidhet komiteti ndërministror i integrimit nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha për t’i dhënë përgjigje 12 kërkesave të BE-së, në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se për çdo prioritet do të ngrihet një grup i veçantë pune, duke theksuar gjithashtu efektin negativ që kanë pasur ngjarjet e 21 janarit në këtë proçes.

“Grushti i shteti që dështoi, i ka dhënë një goditje të padiskutueshme, projektit më madhor të kombit shqiptar, atij të integrimit në BE. I ka dhënë një goditje të fortë pasi që nga vitet 70 e deri më sot, në vendet që kanë aspiruar në integrimin evropian, grushte shteti nuk kanë ndodhur. Me veprimet e tyre, krerët e opozitës e listojnë Shqipërinë, në vendin ku tentohen grushte shtetit. Kjo është një vulë e zezë në imazhin e tyre dhe imazhin e këtij vendi, që ne me punë dhe përkushtim, do bëjmë çdo gjë që ta kapërcejmë”, është shprehur Berisha.

“Sot miratojmë planin e punës për secilin proritet dhe do të ngremë grupe pune për secilin prej tyre. KE kërkon përllogaritje të qartë të kostos të secilit proçes dhe kjo në tërësi është bërë”, theksoi Berisha.

Më pas ai ka renditur secilin prioritet me radhë, duke dhënë edhe udhëzimet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave të Komisionit Evropian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi