Egjipti feston, grushti i shtetit rrëzon Morsin dhe islamistët – VIDEO
Wed 3 Jul 2013 - 22:13
Mohammed Morsi nuk është më president i Egjiptit, pasi komandanti i ushtrisë, gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrëzimin e tij nga pushteti mbrëmjen e së mërkurës, pas një grushti shteti të udhëhequr nga forcat e armatosura, transmeton T-CH.
Në fjalimin televiziv të gjeneralit Al Sisi është komunikuar se Kushtetuta e Egjiptit është pezulluar dhe se kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të marrë drejtimin e vendit deri në zgjedhjet e reja.
Fjalimi i kreut të forcave të armatosura është pritur me brohoritje në sheshin Tahrir, ku janë mbledhur shumë protestues që kërkonin largimin e Mohammed Morsit, vendndodhja e të cilit për momentin nuk dihet.
Ndërkohë, rrjeti informativ amerikan CNN, duke cituar burime “të sigurta” brenda Egjiptit, thotë se gjasat janë që drejtimin e ri të vendit ta marrë Mohammed el Baradei, ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Me herët, presidenti Morsi përsëriti ofertën e tij për një qeveri konsensuale, por refuzoi tërheqjen. Ndërsa një zëdhënës i Vllazërisë Myslimane, të cilës Morsi i përket, njoftoi në Twitter se një “grusht ushtarak shteti” ishte në zhvillim e sipër në Egjipt.
Mona al Qazzaz deklaroi për BBC se: “Frika ime më e madhe është t’i kthehemi një shteti ushtarak. Ushtria nuk duhet të bëhet pjesë e skenës politike”.
Ndërkohë, burime të tjera nga vendi i ngjarjes njoftuan në rrjetet sociale se protestuesit rivalë kishin filluar të gjuanin me gurë njëri-tjetrin.
Korrespondentët e BBC raportuan gjatë pasdites për një rritje të pranisë ushtarake në kryeqytet dhe për autoblinda që lëviznin nëpër rrugë.
Më herët krerët ushtarakë zhvilluan takime me figura politike dhe fetare për të diskutuar mbi situatën. Por partia në pushtet për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i grupit Vëllezërit Myslimanë, nuk u përfshi në këtë dialog.
Kur kishte kaluar më shumë se një orë nga ultimatumi, përleshtjet shpërthyen gjatë natës mes dy grupeve protestuesish rivalë, që lanë të paktën 16 persona të vdekur në Universitetin e Kairos.
Kundërshtarët e zotit Morsi deklaronin se ai dhe Vllazëria Myslimane po nxisnin një axhendë islamike në Egjipt dhe për këtë duhet të tërhiqen.
Në një deklaratë sfiduese të mbajtur të martën në televizion, zoti Morsi deklaroi se ai do të jepte jetën e tij për të mbrojtur legjitimitetin kushtetues dhe fajësoi për trazirat korrupsionin dhe mbetjet e regjimit të rënë të Hosni Mubarak.
Kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al Sisi raportohet se u takua me komandantët më të lartë të mërkurën, për të diskutuar detajet e periudhës post-Morsi.
Plani i ushtrisë, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, përfshin përcaktimin e zgjedhjeve të reja presidenciale, pezullimin e kushtetutës së re dhe shkrirjen e parlamentit.
Anëtarë të lëvizjes rebele Tamarod, që ka mobilizuar miliona demonstrues në rrugë për të kërkuar largimin e zotit Morsi, ishin gjithashtu pjesë e takimit.
Re: Egjipti feston, grushti i shtetit rrëzon Morsin dhe islamistët – VIDEO
Wed 3 Jul 2013 - 22:15
Egjipt: Fund regjimit islamik të President Morsit, protestuesit shpërthejnë në duartrokitje
Kreu i Forcave të Armatosura në Egjipt, Amdel Fatah al Sisi, njoftoi pak më parë me anë të një mesazhi televiziv se Muhamed Morsi nuk është më president i vendit.
Përkrah tij, gjatë momentit që i drejtohej popullit të Egjiptit, ndodheshin ushtarakët më të lartë të vendit, si dhe udhëheqësi i opozitës, i vlerësuar me çmimin Nobel, Mohamed El Barandei, por edhe përfaqësues të shoqërive vendase.
Gjeneral al Sisi njoftoi se udhëheqjen e vendit do ta marrë Gjykata Kushtetuese dhe se do të formohet një qeveri e përkohshme, e cila do ta udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
Ndërkohë, mijëra protestues që kishin mbushur sheshin qendror të Kajros ditët e fundit, shpërthyen në duartrokitje me të dëgjuar këtë mesazh. Regjimi i Morsit dhe qeverisë së tij islamike nuk zgjati shumë. /alb-observer.com/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Egjipti feston, grushti i shtetit rrëzon Morsin dhe islamistët – VIDEO
Thu 4 Jul 2013 - 23:13
Urime Egjipti...
...se nga njera ane thone qe islami qenka fe, e kendej e bejne diktature!
Lum si Egjipti i egjiptianeve dhe jo i sulltaneve...
...se nga njera ane thone qe islami qenka fe, e kendej e bejne diktature!
Lum si Egjipti i egjiptianeve dhe jo i sulltaneve...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi