Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për pasaportë serbe, “blejnë” prona në Serbi!? Empty Për pasaportë serbe, “blejnë” prona në Serbi!?

Sun 4 Aug 2013 - 0:16
Për pasaportë serbe, “blejnë” prona në Serbi!? F.0723181553645_mPas “blerjes së adresave” shqiptarët nga Kosova masovikisht filluan të blejnë shtëpitë dhe pronat në brendësi të Serbisë, për të fituar - mbi bazën e banimit - pasaportën serbe që u siguron udhëtim pa viza në zonën e Shengenit, shkruajnë mediat serbe.

Pronat thuhen se blihen përmes ndërmjetësve në Serbi, ndërsa në këtë mënyrë, vetëm në Nish në pronësi të shqiptarëve janë qindra banesa, shkruan Alo.

“Shqiptarë me serbë të zhvendosur nga Prishtina dhe rrethina, kanë dhënë paratë që të blejnë banesat dhe ta regjistrojnë në emrin e tyre. Me këtë rast kanë bërë marrëveshje interne sipas së cilës shqiptari jep në hua të hollat në shumën e vlerës së banesës, ndërsa pala tjetër obligohet që nëse brenda afatit të caktuar nuk e kthen borxhin, e jep banesën si kompensim. Për këto ndërmjetësime, pronarët e caktuar kanë fituar mijëra euro”, thotë avokati nga Nishi, D.N.

Sipas ditores serbe, shqiptarët blejnë prona edhe në vise tjera në Serbi, përfshirë edhe Vojvodinën. Ndërsa, shton se ka rënë blerja e banesave, sepse përcaktimi bëhet për fshatra të Kurshumlisë ku toka është e lirë e për 5000-6000 euro blihet një pronë e tërë.

“Lajmërimi masiv ka filluar tre vjet më parë me futjen e regjimit pa viza për qytetarët e Serbisë. Nëpërmjet ndërmjetësve nga Serbia, shqiptarët kanë blerë vendbanimin, me një kompensim të caktuar për pronarin e një shtëpie apo apartamenti”, thonë nga policia serbe në Kragujevc. “Kompensimi ka shkuar deri në tremijë euro. ‘Shitja e adresave’ u bë biznes, por policia e ndaloi. Kanë pasuar hetimet në terrene në adresat ku janë lajmëruar shqiptarët, ndërsa siç është ditur nuk është gjetur asnjë nga ta, kështu që ato lajmërime janë shkatërruar”.

Sipas ditores Alo, megjithatë në këtë mënyrë janë dhënë pasaporta në Kragujevc, Nish, Beograd e sidomos Novi Pazar.
- See more at: http://telegrami.im/?page=lajmet&id=16#sthash.V1qxXCqg.dpuf
http://www.veqfun.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi