Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

iPad i ri nxehet tepër? Empty iPad i ri nxehet tepër?

Tue 27 Mar 2012 - 20:21
iPad i ri nxehet tepër? 52737Një nga revistat më të njohura të konsumatorëve në SHBA “Consumer Report” ka shkruar se iPad i ri nxehet shumë në krahasim me modelin paraardhës.
Nxehja e shpejtë vjen si një çështje për gjeneratat e kaluara të pajisjes iPad. Kështu që, ky nuk është lajmi. Por iPadi i ri, në disa raste, ka probleme të veçanta me nxehtësi.

Disa postime në forume dhe një raport duket që e kanë ngritur këtë gjë si çështje që duhet zgjidhur.
Problemi i paraqitur në forume duket të jetë një pikë e nxehtë në këndin e poshtëm të majtë të njësisë.

Në rastin më të keq, sipas raportit të bërë nga Next Web, iPad ndalet dhe një porosi paraqitet duke thënë “iPad ka nevojë që të ftohet”.
Kjo duket të jetë mjaft e rrallë. Një përdorues që tha se e kishte këtë problem ishte duke e përdorur këtë pajisje drejtpërdrejt në dritë të diellit. Por le ta bëjmë të qartë; kjo gjë mund të shkaktojë probleme tek çdo pajisje elektronike.

Gjenerata e tretë e iPadit ka ardhur me një bateri më të madhe dhe është me një çip me të shpejt. Këto dallimet më të mëdha nga iPad 2. Kështu që, në mënyrë të pashmangshme ai nxehet.

Disa përdorues në komentet e tyre e ngatërrojnë tejnxehjen me vetëm ngrohjen e njësisë.

Në një dyqan të Apple në Los Anxhelos, një punëtor pranoi që iPadi i ri ngrohet më tepër se iPad 2. Ai ia veshi këtë tipar baterisë.
Diapazoni i ndryshueshmërisë së temperaturave të iPadit të ri që është paraqitur në faqen për të treguar hollësi rreth këtij produkti janë nga 0 deri në 35 shkallë celsius.

Kompania Apple nuk ka pranuar të komentojë menjëherë pas raportit.


(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi