Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Foto të nxehta në Facebook, 17-vjeçarja shantazhohet për seks Empty Foto të nxehta në Facebook, 17-vjeçarja shantazhohet për seks

Wed 28 Mar 2012 - 1:05
Foto të nxehta në Facebook, 17-vjeçarja shantazhohet për seks SeksiNga fotot e nxehta në Facebook, tek seksi online përmes kamerave apo deri te përpjekja për dhunë fizike, janë vetëm disa hapa të shkurtër.Kështu, një tjetër vajzë përfundon viktimë e rrjetit në internet, falë gabimeve të saj.

Fjala është për historinë e tmerrshme të një vajze 17-vjeçare, e cila u josh seksualisht dhe më pas, u dhunua nga një student universitar, përmes Facebook-ut.Djaloshi bëhet me dije se më pas u arrestua, ndërsa u përpoq për një sulm seksual ndaj vajzës në fjalë. Po si rodhën ngjarjet?

Vajza e vogël duke qenë e mitur, nuk duhet që të ishte e regjistruar në fakt në rrjetin social. Por pas një shkëmbimi të fotografive të nxehta dhe qëndrimeve provokuese, u detyrua të konsumonte aktet seksuale në webcam (përmes kameras).Në qoftë se ajo nuk pranonte ta bënte një gjë të tillë, persekutori i saj kishte aq të dhëna për t’i kompromentuar familjen.

Nëpërmjet lojës së shantazhit, ky student e kishte në dorë vajzën e mitur për të marrë favore seksuale prej saj.
Por pas komunikimit seksual në internet, djali filloi të kërkojë edhe më shumë: kërkoi një takim me viktimën e tij, përndryshe do ia shpërndante fotografitë e nxehta.

Në këtë pikë, shtatëmbëdhjetë-vjeçarja ka gjetur më në fund forcën për ta treguar gjendjen në familjen e saj, e cila menjëherë raportoi faktet në polici.

Historia tregon qartë se si distanca mes fotografive të nxehta në Facebook dhe dhunës seksuale, është me të vërtetë e vogël …. Vajza, kini kujdes!/Noa/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi