Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Marseille me mungesa te shumta, Bayern kerkon golin ne France Empty Marseille me mungesa te shumta, Bayern kerkon golin ne France

Wed 28 Mar 2012 - 17:22
Marseille me mungesa te shumta, Bayern kerkon golin ne France Marseille-bajren-munichFrancezet do te kene mungesa te shumta ne formacion per shkak demtimet dhe pezullimesh, nderkohe qe bavarezet duan te shenojne ne transferte per ta patur me te thjeshte ndeshjen e kthimit

Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, do te kete nje pune te veshtire per te perballuar Bayern munich ne cerekfinale te Champions League. Jo vetem per nivelin qe kane dy skuadrat, por edhe per faktin se disa lojtare jane te demtuar ose te pezulluar. Steve Mandnda, i cili ka marre karton te kuq ne ndeshjen e kaluar kunder Interit, do te zevendesohet nga Gennaro Bracigliano. Souleymane Diawara, eshte gjithashtu i pezulluar per ndeshjen kunder Bayernit dhe me shume mundesi do te zevendesohet ne qender te mbrojtjes nga Stephane M’Bia. Ne sulm Marseille do te jete pa sherbimin e Loic Remy, i cili eshte ende duke u rikuperuar nga nje demtim dhe nuk eshte grumbulluar per kete sfide. Sulmuesi Brandao, i cili ka shenuar gol kunder Interit, pritet te luaje nga minuta e pare.
Zevendeskapiteni i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, mund te rikuperohet nga demtimi ne kembe, por me shume mundesi do ta nise ndeshjen nga pankina. Toni Kroos, i cili ka bere nje paraqitje te mrekullueshme ne fitoren 2:1 ne fundjave kunder Hannoverit, pritet te kthehet te luaje ne nje pozicion me qendror ne menyre qe te kete hapesire edhe per Thomas Muller ne krah. Daniel van Buyten do te mungoje ndaj ish-skuadres se tij, por Franck Ribery do ta nise nga minuta e pare kete ndeshje te rendesishme te Bayernit ndaj ish-skuadres se tij.
Marseille ka humbur 9 nga 19 ndeshjet e fundit ne stadiumin e vet ne Champions League, duke marre vetem tre barazime. Mesfushori Alou Diarra ka luajtur per skuadren e dyte te Bayern Munich nga viti 2000 deri ne vitin 2002. Marseille ka fituar dy perballjet e fundit eliminatore me kundershtar gjerman.
Bayern Munich nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare me Marseille. Bavarezet kane fituar tre nga kater ndeshjet e fundit me dy takime ndaj skuadrave franceze. Daniel van Buyten dhe Franck Ribery kane luajtur ne te shkuaren per Marseille.

Deschamps: “Fitorja ndaj Bayern nuk eshte mrekulli”
Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, e ka pritur me pozitivitet perballjen e sotme kunder Bayern Munich ne cerekfinale te Champions League. Deschamps ka pranuar se skuadra e tij nuk e nis kete ndeshje si favorit, por ka theksuar se do te beje maksimumin qe te dale me avantazh nga ndeshja e pare. “Ne nuk jemi favorit, por do te luajme per te fituar. Fitorja kunder Bayern nuk do te jete nje mrekulli, por ne duhet te bejme dy paraqitje shume te mire, nje ne stadiumin tone dhe nje ne transferte, - ka thene Deschamps ne konferencen per shtyp. Ne do te luajme nje ndeshje te madhe, do te shkruajme nje faqe te mire ne historine e klubit tone. Fizikisht dhe psikologjikisht jemi te perqendruar vetem te kjo sfide. Mbrojtesit e krahut duhet te kene shume kujdes nga Ribery dhe Robben, te cilet jane shume te shpejte dhe mund te na hapin probleme ne rast te ndonje kundersulmi te shpejte.”

Heynckes: “Nuk duhet te biem ne kurth”
Ne prag te cerekfinales se pare ne Champions League kunder Marseille, trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka thene: “Luajme cdo tre dite dhe per kete arsye kemi shume pak kohe per te studiuar kundershtarin. Marseille eshte nje skuader e mire me nje trajner te madh, te cilin e njoh mire. Kundershtari yne luan nje futboll shume nervoz dhe kunder nesh do te jene te motivuar ne maksimum. Nuk duhet te biem ne kurthin e tyre, sepse Marseille eshte nje skuader e mire dhe shume fizike. Pres nje ndeshje te veshtire, por besoj se mund te fitojme. E respektojme kundershtarin, por besimi nuk na mungon. Te shenojme ne transferte eshte e rendesishme, por ndaj Bazelit nuk e kemi bere dhe perseri u kualifikuam, keshtu qe nuk shqetesohem shume. Ribery kerkoi Marseillen ne short dhe eshte i lumtur per kete perballje. Eshte duke kaluar nje sezon te mire dhe kjo sfide do t’i beje mire.”

Gustavo: “Nuk jemi favorit”
Luiz gustavo nuk beson se Bayern Munich eshte favorit ndaj Marseille ne cerekfinale te Champions League. I pyetur se si e shikon kete sfide, Gustavo ka thene: “Objektivi yne eshte fitorja, por nuk e nisim si favorit. Ne kete faze te kompeticionit nuk ka favorite, sepse te mberrish deri ketu nuk eshte rastesi. Duhet te bejme lojen tone dhe te jemi te perqendruar.”

Bayerni mberrin pa probleme ne Marseje
Bayerni i Mynihut ka arritur ne Marseje, ku te merkuren ne mbremje do te luaje ndeshjen e pare cerekfinale te Champions League ndaj Olimpikut vendas. Trajneri Jupp Heynckess ka marre me vete 20 lojtare per kete takim dhe mes tyre eshte i pranishem edhe mesfushori Bastian Schweinsteiger, i cili ka humbur ndeshjet e fundit per shkak te nje demtimi. “Do te vendos te merkuren nese do e grumbulloj apo jo Bastianin”, eshte shprehur tekniku gjerman. Me ekipin nuk kane udhetuar mbrojtesit Daniel van Buyten dhe Breno, te dy te demtuar. “Duhet te perpiqemi te shenojme nje gol per ta pasur me te thjeshte takimin e kthimit. Nuk do e kemi te lehte”, theksoi Karl Heinz-Rummenigge.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi