Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ora më e rrezikshme, aksidentet më të shumta ndodhin në 8 e 30 Empty Ora më e rrezikshme, aksidentet më të shumta ndodhin në 8 e 30

Sat 17 Mar 2012 - 2:51
Londër, 17 Mars 2012, NOA - Nëse mundni, evitoni sa më shumë daljet nga shtëpia në orën 8 e 30 të mëngjesit.Të paktën në Britani, bazuar në një studim të kohëve të fundit nga një kompani siguracioni, është pikërisht ky orar në të cilin numri i aksidenteve është më i madhi.Faji, bazuar në intervista dhe sondazhe të shumtë, bie pikërisht tek kalimtarët të cilët janë shumë të përqendruar në aparaturat e tyre
teknologjike.Në mëngjes student dhe punonjës dalin nga shtëpia me celularë apo tableta nëpër duar dhe ipod tek veshët, të gatshëm për të organizuar ditën.Ata lexojnë postën e tyre elektronike, bëjnë telefonatat e nevojshme dhe dëgjojnë muzikë para se të fillojnë intensivisht punë.Gjithçka e tillë kryhet, por rruga mbetet pa u vënë re siç duhet.

Diçka e tillë natyrisht ka rritur rrezikshmërinë e aksidenteve.

Megjithatë për tu theksuar është dhe fakti se dhe shoferët duhet të tregojnë më shumë kujdes kundrejt këmbësorëve.

Gjatë intervistat kanë rezultuar më shumë se 1 person në 5, që ka pranuar se kalon rrugën duke i pasur sytë në celular; 4 në 10 duke folur në telefon; 1 në 3 duke dërguar sms dhe 8 në 100 duke naviguar në rrjetin e internetit.

Fatmirësisht, diçka e tillë nuk ka pasur një fund të keq për këta persona.

Megjithatë vëmendja duhet të jetë akoma dhe më e madhe kur kalohet një rrugë dhe kjo mbi të gjitha në mëngjes.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi