Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Aksidentet të shumta, provimi i patentës të jetë më serioz Empty Berisha: Aksidentet të shumta, provimi i patentës të jetë më serioz

Thu 27 Oct 2011 - 18:01
Berisha: Aksidentet të shumta, provimi i patentës të jetë më serioz Berishamadh-300x200Kreu i qeverisë, Sali Berisha kërkoi sot që drejtoria e shërbimeve të transportit rrugor të garantojë një proces me serioz testimi për patentat e drejtimit të mjetit.
Duke folur në ceremoninë e inagurimit të sistemit të informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, kryeministri Berisha teksa kiu referua numrit të lartë të aksidenteve theksoi se duhet të bëhet një përballje shumë planëshe për parandalimin e tyre.
“Tani mbetet faza e testeve të patentës, atë kërkoj nga ju që të marrim shkollën më rigoroze dhe ta instalojmë. Investuat 1 milionë dollarë, por ndërtuat një sistem të shkëlqyer që lehtëson veprimtarinë e qytetarëve, tani kemi fazën e provave, ato duhet të jenë më serioze, se kanë të bëjnë me jetën, në një vend ku tradita e guidimit është e vogël dhe plus faktorët e tjerë na bëjnë ne vend me numër të lartë aksidentesh, duhet të bëjmë përballje shumëplanëshe me këtë çështje”- tha ai.

Kryeministri ka vlerësuar edhe sistemin e ri të patentave dhe targave të automjeteve duke theksuar se dixhatalizimi i këtij shërbimi është i një rëndësie të vecantë, jo vetëm për lehtësinë që u jep qytetarëve, por edhe si ndihmë në luftën kundër korrupsionit.
“Këto janë shërbime të një rëndësie shumë të vecantë, së pari me sistemin dixhital që inagurojmë sot qytetarët do përfitojnë shërbimet më të mira, më të shpejta dhe më transparente, disa prej të cilave online në kohë reale dhe kjo përbën arritje për cdo qytetar. Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve, arritje e madhe pëe të gjithë vendin. Dixhitalizimi përbën mundëis të madhe për të shmangur keqbërjen dhe trafiqet e automjeteve të cilat përbëjnë një vepër të rëndë penale”, është shprehur kreu i qeverisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi