Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Provimi i Letërsisë ne matur. Empty Provimi i Letërsisë ne matur.

Thu 26 May 2011 - 10:06
Teza e provimit të parë të maturës po korrigjohet nga dy vlerësues në dy ditë të ndryshme
MASH, përgjigjet do të publikohen përpara zhvillimit të provimit të maturës në lëndën e Matematikës

Shumë shpejt maturantët do të kenë në dorë përgjigjet e provimit të parë të maturës. Sipas Ministrisë së Arsimit Shkencës, të hënën që vijon AVA do të bëjë publike rezultatet e provimit që nxënësit dhanë në fillim të muajit qershor. Për korrigjimin e 50 mijë provimeve, MASH ka ngritur katër qendra vlerësimi në qytetet e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe Fierit.

Në këto qendra vlerësimi janë ngujuar qindra vlerësues, të cilët po shqyrtojnë fletët e provimeve. Mënyra e funksionimit të procesit të korrigjimit është një nga premtimet që ministri Tafaj u ka bërë nxënësve disa muaj para provimeve, kur u ka premtuar se testet e tyre do të korrigjohen në mënyrë objektive. Dhe në të vërtetë skema që po ndiqet nga vlerësuesit e testeve (të paktën në teori) është e pagabueshme.

Procedura e korrigjimit të provimit është e ndarë në dy etapa. Vlerësuesi i parë korrigjon provimin që ka përsipër një kod të caktuar dhe jo emrin e nxënësit apo ndonjë shenjë tjetër dalluese. Pikët për çdo pyetje vlerësuesi i shënon në këtë fletë provimi. Në fund të së cilës do të shënohen dhe pikët përfundimtare, të cilat me tej do të konvertohen në notë.

Këtu përfundon edhe etapa e parë e korrigjimit. Fleta e provimit lihet mënjanë për t'u korrigjuar ditën e nesërme nga një tjetër vlerësues. Edhe detyra e këtij vlerësuesi të dytë është korrigjimi i fletës së provimit, sipas skemës që AVA publikoi pas përfundimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Për të bërë dallimin mes korrigjimeve, vlerësuesi i dytë për përcaktimin e pikëve të çdo pyetje do të përdorë një tjetër ngjyrë stilolapsi. Skema e MASH për vlerësimin e provimeve duket se nuk lë vend për ankesat e nxënësve për mënyrën e korrigjimit të provimeve. Kështu ende pa shkuar rezultati i provimit në dorë të nxënësve, për ato teste ku vlerësuesit nuk kanë qenë të një mendje do të ketë një etapë të tretë.

Në rastet kur vlerësimi i korrigjuesit të parë, nuk përputhet me korrigjimin e vlerësuesit të dytë, provimi i nënshtrohet një tjetër korrigjimi nga një vlerësues i tretë. Në këtë mënyrë, MASH siguron nxënësit se do të ngelen të kënaqur nga procesi i korrigjimit, gjë të cilën e deklaroi edhe Ministri Tafaj gjatë një vizite të pak ditëve më parë në qendrën e vlerësimit të provimeve në Tiranë.

"Vlerësimi i provimit po bëhet nga tre persona në mënyrë të pavarur dhe jam i sigurt që maturantët do të jenë të kënaqur me vlerësimet", - u shpreh ministri gjatë vizitës.

Të martën, më 15 qershor maturantët do të ulen sërish në banka, për provimin e dytë të maturës shtetërore, ku do të testohen për njohuritë e marra në lëndën e Matematikës, ndërsa në datë 30 qershor do të jetë provimi i lëndëve me zgjedhje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi