Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Është Matur Niveli I Dhimbjes Me Skanim Të Trurit Empty Është Matur Niveli I Dhimbjes Me Skanim Të Trurit

Wed 17 Apr 2013 - 20:27
Është Matur Niveli I Dhimbjes Me Skanim Të Trurit 27Një ekip i ekspertëve amerikanë nga disa universitete ka zbuluar si të detektohet dhimbja në skanimet e trurit të bëra me rezonancë magnetike, gjë që e hap rrugën që në të ardhmen të jetë e mundur që në mënyrë objektive të vërtetohet fuqia e tij dhe të zbutet intensiteti i dhimbjeve kronike.
“Deri tani nuk ka pasur mënyra të pranuara klinikisht që të matet dhimbja ose ndonjë ndjenjë tjetër, përveç mënyrës së pyetjes se si ndihet dikush”, ka thënë udhëheqësi i studimit Tor Wager nga Universiteti i Kolorados.
Studimi është bërë në 114 vullnetarë, te të cilët janë matur reagimet e trurit të skanuar derisa në krahun e majtë u është vendosur një objekt me temperatura të ndryshme, duke filluar nga i ngrohtë deri te tepër i nxehtë. Ekipi ka pritur që te secili pjesëmarrës reagimi ndaj dhimbjes të jetë specifik – unik, duke pasur që kriteret njerëzore për matje të dhimbjes janë të ndryshëm dhe që disa janë më të ndjeshëm sesa të tjerët.
Është vërtetuar që, megjithatë, sinjalet e dhimbjes në tru mund të jenë të njëjta në njerëz të ndryshëm dhe që niveli i dhimbjes së përjetuar në bazë të atyre sinjaleve mund të përcaktohet me 90 deri në 100 për qind saktësi.

/gazetashqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi