Drafti i ri/ “Nëse niveli i nxënësve është i dobët, mësuesit do ikin nga puna”
Fri 15 Jun 2012 - 17:30
Projektligji për arsimin parauniversitar vijon të diskutohet mes debatesh të shumta në Komisionin e Edukimit dhe Medias. Seancën e djeshme deputet e opozitës dhe maxhorancës janë ndalur në nenin që flet për shkarkimin e mësuesve në shkolla. Diskutimi ka ngelur në pikën nëse duhet ose jo që performanca e një mësuesi të vlerësohet nga notat që kanë marrë nxënësit gjatë një semestri apo viti shkollor.
Performanca e mësuesve
“Nuk mund ta përcaktojë vetëm nota, cilësinë e mësimdhënies. Kjo mund të çojë në degradimin e sistemit. Është njëlloj sikur gardiani të pushohet nga puna për shkak të vlerësimeve që mund t’i bëjë i burgosuri”, tha deputeti demokrat Mark Marku. I të njëjtit mendim ka qenë edhe zv.ministri i arsimit Halit Shamata, i cili tha se performanca e mësuesit para së gjithash, ka lidhje me kualifikimin e vetë mësuesit. “Çështja e arritjeve nuk barazohet dhe nuk ka lidhje vetëm me notën. Ai është një terren që ka lidhje me një sistem testimesh, vlerësimesh të brendshme dhe vlerësimesh të jashtme”, thotë Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit.
Kryetarja Leskaj
Por ndryshe është shprehur kryetarja e Komisionit zonja Valentina Leskaj e cila ka thënë se edhe notat e ulëta të nxënësve flasin për nivelin dhe përgatitjen e arsimtarëve. “Arritjet e ulëta të nxënësit janë përgjegjësi e mësuesit, por mund të ndodhë që mësuesi për këtë shkak të mos vërë fare nota të ulëta në klasën e tij dhe në këtë mënyrë nxisim fiktivitetin”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.
Propozimi i opozitës
Në vijim të diskutimeve, deputetët janë ndalur tek neni 61, ku opozita ka kërkuar që drejtori i një shkolle, për shkarkimin e mësuesve të marre mendimin e Komisionit Përzgjedhës, që bën propozimin për emërimet e tyre. Por propozimi i opozitës nuk është marrë parasysh. “Unë besoj se ka një zgjidhje, nëse drejtori i institucionit arsimor vendos largimin pasi merr pëlqimin nga ky Komision”, thotë Leskaj.
Risitë e draftit
Për herë të parë sipas draftit të ri, emërimet e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave nuk janë kompetencë e Drejtorit të Arsimit në nivel Qarku, por bëhen nga një Komision Përzgjedhës, pjesë e të cilit janë edhe mësuesit dhe pushteti vendor. Pjesë e kësaj pakete janë bërë edhe disa propozime të shoqërisë civile, mes të cilave edhe kushtet që Drejtuesit e Arsimit dhe të shkollave të mos jenë në forumet drejtuese partike.
B:t.observer
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Drafti i ri/ “Nëse niveli i nxënësve është i dobët, mësuesit do ikin nga puna”
Fri 15 Jun 2012 - 18:30
Qyqja me zor neve do t'i mesojme ata qe kan mendjen te dashnija a
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi