- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Provimi i letërsisë, 1106 maturantë mbetës, 6 mijë me 9-ta e 10-ta
Sat 18 Jun 2011 - 16:49
TIRANE – Lajmifundit – Ministria e Arsimit me anë të shtypit të përditshëm dhe në shkollat e mesme ka afishuar notat e provimit të letërsisë për maturën shtetërore të këtij viti.
Sipas të dhënave analitike, rreth 6000 maturantë, nga 39 mijë e 530 që morën pjesë në provimin e parë të detyrueshëm atë të letërsisë, kanë marrë notën 9 dhe 10.
Ndërkohë nga shifrat që raportohen nga ministria e Arsimit rreth 2.8 % kanë rezultuar mbetës, pasi kanë mare notën 4.
Këta maturantë, numri i të cilëve shkon rreth 1106 mbetës, do ta japin provimin e letërsisë vitin tjetër pasi këtë vit për herë të parë nuk ka sezon vjeshte, ndërkohë që ata humbasin dhe të drejtën për të vazhduar garën në universitete.
Nga statistikat rezulton se me notën 5 dhe 6 janë 47 % e maturantëve dhe 34% e maturantëve me notën 7 dhe 8. Krahasuar me një vit më parë numri i mbetësve është pothuajse në të njëjtin nivel.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi