Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Maturante e shtatzëna !!? Empty Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 15:28
Drejtorët e shkollave të mesme, pos problemeve me maturën, thonë se këtë fundvit u është shtuar edhe një shqetësim: halli me nxënëset shtatzëna, të cilat për shkak të mungesave kanë mbetur pa u notuar.

Sipas burimeve të ditores “Zëri”, në pesë shkolla të mesme të Ferizajt, së paku 14 nxënëse - për shkak të lindjes së fëmijëve -i kanë ndërprerë mësimet gjatë vitit. Ndërsa, numri i “nxënëseve nuse” është me dhjetëra.

Prindërit këmbëngulin që vajzave t’u mundësohet provimi i klasës, notimi dhe marrja e diplomave. Arsyetimi i tyre është se mungesat kanë ndodhur për shkaqe shëndetësore!

Shkolla më e prekur nga “nxënëset shtatzëna” mësohet të jetë ajo e mjekësisë, “Elena Gjika”, shkollë kjo profesionale, ku zakonisht nuk ka “provime klase” në fund të vitit. Drejtori Adem Musliu shpjegon se dy nxënëse të klasës së XIII janë detyruar ta ndërpresin mësimin, meqë ndërkohë kanë lindur fëmijë. Ndërsa, shtatë të tjera “ballafaqohen me probleme shëndetësore”, pa specifikuar me dokumentacion se për çfarë problemesh është fjala.

Në shkollën e mesme të bujqësisë, një nxënëse ka ndërprerë mësimin gjatë gjysmëvjetorit të parë. Ndërsa, në shkollën ekonomike “Faik Konica”, për shkak të shtatzënësie një nxënëse ka ndërprerë mësimin gjatë muajit prill, një tjetër në fillim të majit. Ato nuk janë notuar për shkak të mungesave në procesin e rregullt mësimor. Për to duhet të vendosin organet më të larta.

Shemsi Heda, drejtor i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, bëri të ditur se një nxënëse në këtë shkollë është shtatzënë, por ajo ka arritur të përfundojë pa mungesa vitin e të notohet në të gjitha lëndët. Sipas tij dhe drejtorëve tjerë të gjitha nxënëset e panotuara duhet ta përsërisin klasën, meqë shtatzënësia nuk është sëmundje.

Megjithatë, rregulloret në fuqi nuk e sqarojnë mirë këtë çështje. Prandaj, këtë problematikë ata e kanë adresuar për zgjidhje tek institucionet më të larta të arsimit: në komunë dhe në MASHT.

Sadije Hajdini, përgjegjëse e DKA-së për shkollat e mesme, thekson se në bashkëpunim me inspektorët përgjegjës e kanë trajtuar këtë çështje, përderisa presin një përgjigje nga MASHT-i: për t'ua mundësuar provimet e klasës nxënëseve që kanë vijuar tri të katërtat e vitit shkollor, ndërsa mungesat i kanë arsyetuar për “shkaqe shëndetësore”.

Hajdini tha se pret një përgjigje pozitive edhe nga MASHT-i, sepse përfundimi i vitit shkollor për këto nxënëse është interes i të gjithëve. /Telegrafi/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 15:45
Gjera qe ndodhnin e me pare ,ndoshta jo kaq shpesh sic po shohim tani por kane ndodhur..Megjithate nuk mund tu ve faj vetem vajzave per kete..Me vjen keq per kete sepse fajtore jane te gjithe qe nga familja,shkolla,edhe personi (mashkulli) me cilin shkojne por qe zakonisht fajet ja hedhin te gjitha femres pervec pasojave qe duhet te vuaje me pas detyrimisht..Edhe qe per mua eshte ndoshta e fundit qe duhet gjykuar nga te gjithe te tjeret...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 15:58
Aяtємιѕα shkruajti:Gjera qe ndodhnin e me pare ,ndoshta jo kaq shpesh sic po shohim tani por kane ndodhur..Megjithate nuk mund tu ve faj vetem vajzave per kete..Me vjen keq per kete sepse fajtore jane te gjithe qe nga familja,shkolla,edhe personi (mashkulli) me cilin shkojne por qe zakonisht fajet ja hedhin te gjitha femres pervec pasojave qe duhet te vuaje me pas detyrimisht..Edhe qe per mua eshte ndoshta e fundit qe duhet gjykuar nga te gjithe te tjeret...

Kjo eshte tmer eshte , nuk mundet te komentohet.. tjetr vec se nji Munges e nji edukate fetare,morale dhe Familjare....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 16:05
Ciles edukate fetare-morale,e para eshte tabu te flasim per debate te tilla mesa di..Te pakten andej nga ne nje vajze apo edhe mashkull nuk mundet te hapet e te diskutoje per gjera te tilla me prinderit sepse pergjigje e pare qe do vi ne rast se pyet mashkulli eshte ta marrin me humor e ti thone rritu e pak se ke kohe per tu bere burre duke e shprehur si turp dicka te tille ne rastin e dyte kur femra pyet ose e ha ndonje shpulle ti levizin miza mbi koke se si lejohen as mendime te tilla asaj e jo me te pyes (vetem per faktin se eshte femer) dhe tjetra te alarmohen te shpise e ta mbyllin ne dhome si e ta kercenojne me mendimin se kjo vajze qe i pyet per te tilla gjera dicka ka ndermend te bej ose e ka bere tashme...Ufaaaaaaaaaaaa
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 16:19
Valla nuk edi cfar me than Por vec edi se Nëse zemra e të riut lidhet për epshet, ajo është prishur edhe sfiduar, dhe ai është bërë rob i atyre epsheve, vrapon pas tyre nga të shkojnë ato, edhe pse ato e drejtojnë drejt shkatërrimit të tij.
Dhe me shtimin e mjeteve të komunikimit dhe ngacmimit e shthurjes që ato përmbajnë, disa të rinj janë bërë të atillë që nuk kanë qëllim tjetër veçse të ngopin emocionet epshore dhe të arrijnë atë që kërkojnë prej kënaqësive të ndaluara.

E lusim Allahun e Madhëruar që ta ruajë rinine tonë dhe të na mundësojë të gjithëve për kryerjen e punëve të mira dhe të na largojë nga haramet.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 16:30
Flasim per maturante tani qe dihet mjaft mire se reagojne sipas emocioneve momentale,epshore duke mos pare pasojat me pas..Ketu spo mund te permbahen te rritur e te pjekur ne moshe,jane shthurur krejt e jo me nje adoloshent apo pak me i rritur te dije te komandoje e kontrollje veten e tij,Lese me shume u perqendrova ne ate qe gjykojme femren zakonisht me shume sikur ajo femer e ka bere vete cka ka bere e askush skish lidhje me kete edhe pervec te tjerave,perbuzjeve,mos mbeshtetjen e familjes,turpin do duhet te perballoje e vetme nje shtatzani te rastit sikur te mos i mjaftojne te gjitha te tjerat qe i vuan njekohesisht nga opinioni e rrethi perreth..Se mashkullit ca i mbet xhanem,te nesermen ai as te njeh kush je e vazhdon jeten e tij normalisht...Pra diku tjeter eshte faji e jo tek femra qe gjuajme zakonisht!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 21:12
E lexova dhe une pak me heret kete artikull vertet eshte per t'u ardhur keq, me heret vendosnin o shkollen o burrin tani ka dale ne mode edhe shkolle edhe burre te mbash,por eshte nje turp akoma pa mbushur te 18 mbsin edhe shtatezene...
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 21:29
Eshte nje fenomen qe e hasim kudo tashme e jo vetem ne vendin ku permendet me siper qe ndoshta statikat mund te jene te sakta por nuk besoj se ka te beje vetem me ate vend...Ky eshte nje argument plus qe tregon se si eshte gjendja ne arsimin kosovar-Shqiptar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sat 19 May 2012 - 21:32
Jane shkrere nga mendja e kokes!!!
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Sun 20 May 2012 - 14:17
Me vjen keq por ne nje rast te till smund tu jap te drejt vajzave per 2 arsye:
1_sepse nuk kan nevoj domosdoshmerisht te ngelin shtatzan ne kete mosh,dhe spranoj te thuhet "ndodhi" sepse jemi ne 2012 dhe kan shum mundesi per tu mbrojutr dhe te themi qe vajzat ne shqipri,jam ber shum te levizura...qysh 13-14 vjec me dashur per dore.
2_sepse njeriu asnjher smund te bej shpin pa hedh themelet...dhe kete gje bejn edhe vajzat...sepse nuk kan asgje ne dor,dhe ne momentin qe je ne shkoll ,dhe gati duke u diplomuar rrezikon gjithcka...te mbash nje femij kushton,dhe per te mbajtur ate duhet te jesh e afte te kesh nje te ardhme me te sigurt,te dish te besh dicka,te punosh ecc..
Kushteqe le te jen me te kujdeshme,dhe mos mendojn per qefi apo gjer te tjera,e te ven ne synimi te par gjera tjera...
Sponsored content

Maturante e shtatzëna !!? Empty Re: Maturante e shtatzëna !!?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi