Shtatzëna kujdes! Mos hani kikirikë
Mon 27 Feb 2012 - 1:44
Gratë të cilat hanë kikirikë gjatë shtatzënësisë mund ta rrisin rrezikun që fëmijët e tyre, më vonë gjatë jetës, të bëhen alergjikë në kikirikë, thotë një studim i ri.
Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë analizuar të dhënat nga 503 bebe, të moshës nga 3 deri 15 muaj, që ishin të dyshuar për alergji ndaj vezëve dhe qumështit, apo me ekzemë dhe teste pozitive të alergjisë ndaj qumështit ose vezëve. Këta faktorë lidhen me një rrezik më të madh ndaj paraqitjes së alergjisë ndaj kikirikëve, por asnjëra nga foshnjat pjesëmarrëse në këtë studim nuk u diagnostikua me alergji në kikirikë.
Analizat e gjakut treguan se 140 foshnja kishin një ndjeshmëri të lartë ndaj kikirikëve. Konsumimi i kikirikëve nga ana e nënave të tyre gjatë shtatzënësisë, ishte një faktor i rëndësishëm i paraqitjes së ndjeshmërisë së foshnjave ndaj kikirikëve, thonë kërkuesit shkencorë në numrin e nëntorit të revistës shkencore Journal of Allergy and Clinical Immunology.
"Gjatë viteve të fundit, kërkuesit shkencorë nuk kanë qenë të sigurt rreth rrezikut të konsumimit të kikirikëve gjatë shtatzënësisë, për paraqitjen e alergjisë ndaj kikirikëve te fëmijët e nënave të tilla, gjë që studimi ynë e thotë qartë se gratë shtatzëna nuk duhet të hanë kikirikë", ka deklaruar udhëheqësi i studimit të ri, Dr. Scott H. Sicherer, profesor i pediatrisë nga Nju Jorku. Ai ka shtuar se alergjia në kikirikë është e rrezikshme, bile mund të jetë vdekjeprurëse. /albeu.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi