- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
10 menyra per te rritur pjellorine dhe per te ngelur shtatzena
Thu 25 Oct 2012 - 9:28
Keni vështirësi për te ngelur shtatzëna? Përmirësoni pjellorinë tuaj dhe te partnerit duke ndryshuar paksa regjimin ushqimor apo stilin e jetës.
Shtoni konsumimin e frutave dhe perimeve
Studimet tregojnë se nëse meshkujt hane me shume fruta dhe perime dhe me pak mish apo produkte qumështi, cilësia e spermës do jete me e mire. Ne këtë mënyrë edhe mundësitë për te bere një fëmijë do jene me te mëdha.
Konsumoni ushqim te shëndetshëm dhe humbni kilogramët e tepërt
Femrat te cilat nuk konsumojnë shume yndyre dhe qe preferojnë me tepër proteinat bimore, multivitaminat apo ushqimet me hekur janë te gatshme te ngelen me shpejt shtatzëna. Edhe obeziteti luan një rol negativ dhe vonon pjellorinë kështu qe hiqni kilogramët e tepërt.
Përdorni akupunkturën
Sipas një studimi femrat qe praktikojnë akupunkturën rrisin mundësitë për te fekonduar një veze me 65%.
Ju meshkujt mbrohuni nga ajri i ndotur
Gazi i makinave apo pluhuri dëmton spermën. Një studim kanadez ka treguar se ndotja e mjedisit ndikon drejtpërdrejt tek cilësia e spermës dhe dëmton lëvizshmërinë e spermatozoideve.
Ju meshkuj mos e mbani laptopin ne këmbë
Studiuesit amerikane kane zbuluar se temperatura e kompjuterit ul pjellorinë mashkullore. Mos e mbani asnjëherë atë ne këmbë por vendoseni ne një tryeze.
Beni dashuri çdo dite
Mos hezitoni te kryeni marrëdhënie seksuale për te rritur numrin e spermatozoideve. Një studim australian ka konstatuar se një ejakulim i rregullt jo vetëm qe nuk e dëmton ADN-ne e spermës por përmirëson formën e spermatozoideve dhe ndihmon lëvizjen e tyre.
Konsumoni ushqime qe përmbajnë acid folik
Acidi folik dhe hekuri kane një ndikim te madh tek pjelloria. Acidi folik është mjaft i rëndësishëm për krijimin e ADN-se dhe ne shndërrimin e disa acideve ne përbërës te tjerë. Konsumoni me shume spinaq, portokaj, luleshtrydhe dhe thjerrëza për një shtatzëni me te mire dhe për te mos pasur anomali.
Shmangni alkoolin
Uji iu ndihmon te hidratoheni, çka është shume e rëndësishme për pjellorinë. Nga ana tjetër pijet alkoolike nxitit mos pjellorinë. Ai pakëson vëllimin e spermës dhe ul sasinë e spermatozoideve.
Konsumoni me shume drithëra
Gruri, orizi apo elbi janë “sheqerna te buta” te cilat ruajnë një sasi insuline te qëndrueshme. Nëse do konsumonit ëmbëlsira, patate te skuqura, etj, sasia e insulinës do rritej shume dhe kjo do prishte ekuilibrin e hormoneve te nevojshme për riprodhim.
Konsumoni yndyrna te “mira”
Ndryshe nga sa thuhet jo te gjitha yndyrnat janë te dëmshme. Yndyra qe gjendet për shembull tek vaji i ullirit, bajamet, susami, kungulli, etj, përmirësojnë ndjeshmërinë e organizmit për insuline çka e bën trupin e njeriut me pjellor.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi