Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Pesë këshilla për gratë shtatzëna!! Empty Pesë këshilla për gratë shtatzëna!!

Sun 24 Mar 2013 - 2:28
Shtatzënia është një gjendje dhe periudhe me ndryshe se zakonisht dhe kërkon një përkushtim te veçante.

Derisa fëmija juaj ne bark zhvillohet, vështirësitë bëhen me te shprehura, me trupin tuaj qe ndryshon dukshëm dhe me emocionet qe pësojnë shume luhatje.

Ndiqni disa këshilla për tu ndjere sa me mire si fizikisht edhe psikologjikisht.

Dëgjojeni veten tuaj

Nëse ndiheni te lodhura, ne pune ose ne shtëpi, lërini te gjitha ose ngadalësoni ritmin. Ne shtëpi kërkojini ndihme partnerit, familjes ose mikeshave tuaja me te ngushta për te bere disa pune shtëpie. Ne pune, mundohuni te ndani përgjegjësitë e zakonshme qe keni, organizohuni qe ne fund mos te ndihesh e lodhur dhe e stresuar.

Pushoni gjate ditës

Për te hequr tensionin e trupit dhe për tu ndier e qete shpirtërisht ehte e rëndësishme te flini dhe te bëni disa ore pushim gjate ditës. Ne zyre, mbyllini sytë për disa minuta dhe merrni fryme thelle kohe pas kohe.

Relaksohuni

Gjate shtatzënisë, shqetësimet janë te shumta. Për te kaluar ato me lehte, praktikoni rregullisht një aktivitet qe ju jep kënaqësi, si për shembull joga. Gjithashtu mos neglizhoni cilësitë e një vaske me ujë te ngrohte.

Lëvizni sa me shume

Edhe pse jeni shtatzënë, kjo nuk do te thotë qe nuk duhet te lëvizni. Pra është e rëndësishme qe ju te vazhdoni te mbushni trupin dhe shpirtin tuaj me oksigjen, jo vetëm për te pasur një gjendje te mire fizike ne momentin e lindjes, por gjithashtu për te qene dhe te relaksuar shpirtërisht.

Bisedoni

Flisni për friken dhe shqetësimet tuaja, për te parandaluar ndonjë vrull emocionesh. Komunikoni me partnerin, kërkojini këshillë gjinekologut për te qetësuar situatën tuaj. Megjithatë nëse vërtet keni nevoje për një konsulte, drejtohuni te një specialist!!
Pesë këshilla për gratë shtatzëna!! 99e9caa2-48ac-49f3-a5cd-d3a8c04723ff-0-1-300x199
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi