Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Kadareja kryeson kolanën e letërsisë së Evropës Lindore në Kinë Empty Kadareja kryeson kolanën e letërsisë së Evropës Lindore në Kinë

Thu 19 Apr 2012 - 13:37
Kadareja kryeson kolanën e letërsisë së Evropës Lindore në Kinë F1_kadare1334737671Pekin, 17 prill (cri.cn) - Vendimi i pak kohëve më parë për botimin në Kinë të kolanës së librave me titull “Evropa e kaltër Lindore” ka tërhequr vëmendje dhe është mirëpritur nga qarqet përkatëse dhe lexuesit. Kolana është botuar nga shtëpia botuese “Qyteti i luleve”, e provincës Guangdong. Në fakt, në Kinë konceptet “Evropë Lindore” dhe “letërsi e Evropës Lindore” kanë qenë prej kohësh të njohura. Në vitet ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar filmat e vendeve të Evropës Lindore - si ata shqiptarë “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Oshtimë në bregdet” - u mirëpritën shumë në Kinë. Deri në vitet ‘80 të shekullit të kaluar përkthyesit kinezë sollën në gjuhën e tyre amtare një numër të madh veprash letrare nga vendet e Evropës Lindore. Në dhjetëvjeçarët e fundit ndikimi i shkrimtarëve nga Evropa Lindore në letërsinë botërore ka ardhur duke u shtuar, por në Kinë njohja e tyre është e kufizuar.

Pikërisht për këtë arsye Zhu Yanling u bë ideatore e botimit të kolanës së librave “Evropa e kaltër Lindore”.

“Në përkthimin e letërsisë europianolindore ekzistojnë hapësira të mëdha e perspektiva të pakufishme, dhe një brez i ri i shquar shkrimtarësh dhe veprat e tyre ia vlen të zbulohen dhe të përkthehen”, ka thënë ajo. Për këtë kolanë janë zgjedhur për botim afër njëqind vepra nga “minierat” e letërsisë shqipe, polake, hungareze, bullgare, rumune. Në pjesën e parë të kolanës, që është botuar tashmë, përfshihen gjashtë vepra.

Drejtoresha e shtëpisë botuese “Qyteti i Luleve”, Sun Hong thotë “në grupin e parë botuan kryesisht veprat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare”.

“Janë tri vepra të tij me stile të ndryshme. Në këto vepra ne shohim se ai është një shkrimtar i shumanshëm. Prej tyre lexuesit mund të kenë mbresa të thella mbi Kadarenë dhe të njohin talentin e tij”, ka thënë ajo. Tri veprat e Ismail Kadaresë janë: “Darka e gabuar”, “Kronikë në gur” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Përveç tyre, në grupin e parë përfshihen edhe tri vepra e shkrimtarit polak Tadeush Borovski. “Darka e gabuar” është përkthyer nga Yu Zhongxiani.

“Në rajonin e Evropës Lindore ka shumë vende dhe fliten mjaft gjuhë. Për një kohë të gjatë ato ka qenë në dy kampe politike, ndodheshin midis konflikteve kulturore dhe shkëmbimeve. Çdo vend ka veçoritë e veta. Lexuesit kinezë mund të njihen me letërsinë e këtyre vendeve nëpërmjet këtyre veprave dhe kjo është gjithashtu një nga rrugët për njohjen e shumëllojshmërisë kulturore”, ka thënë Yu. Përkthyesi i njohur, profesori i Universitetit Pedagogjik të Pekinit, Li Yumin, ka sjellë në kinezishte veprën tjetër të Ismail Kadaresë, “Kronikë në gur”.

“Është kënaqësi për mua pjesëmarrja në përkthimin e veprave të kolanës ‘Evropa e kaltër Lindore’. Brezi ynë ushqen një ndjenjë shumë të thellë për vendet e Evropës Lindore dhe veprat letrare të këtyre vendeve na duken shumë të afërta. Këtë herë, për kolanën ‘Evropa e kaltër Lindore’ janë përkthyer dhe redaktuar vepra të disa shkrimtarëve evropiano-lindorë me ndikim në botë. Ata janë mjeshtër të mëdhenj dhe të sofistikuar në përshkrim dhe kanë përshkrime të veçanta për vendet e tyre. Ata kanë edhe konceptet e tyre lidhur me ndryshimet e strukturës botërore, prandaj veprat e tyre kanë një rëndësi të madhe dhe janë shumë të dobishme për lexuesit kinezë”, ka thënë ai.

Ndër gjashtë veprat e grupit të parë, tri janë përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha origjinale, kurse veprat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare janë përkthyer nga botimet e gjuhës franceze. Edhe një numër i madh veprash të tjera të kolanës ‘Europa e kaltër Lindore’ janë përkthyer nga botimet e gjuhës angleze ose franceze, për arsye se në Kinë është shfaqur dukuria serioze e ndërprerjes së vijimësisë së brezave të përkthyesve nga gjuhët e vendeve të Evropës Lindore. Kryeredaktori i kolanës “Europa e kaltër Lindore”, Gao Xing, është i mendimit se kjo gjendje do të ndryshojë.

“Puna e përkthimit letrar duhet të nxitet nga ana shpirtërore dhe nga ajo materiale. Kam vënë re se shteti po shton investimet në fushën e kulturës dhe jam optimist për përmirësimin e atmosferës kulturore” , ka thënë ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi