Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkruan Në Facebook “Do Vras Veten”, E Shpëton Mësuesi Empty Shkruan Në Facebook “Do Vras Veten”, E Shpëton Mësuesi

Thu 29 Mar 2012 - 2:25
Shkruan Në Facebook “Do Vras Veten”, E Shpëton Mësuesi Facebook3-300x167Kishte njoftuar vetëvrasjen e tij, duke e shkruar atë në Facebook. Një djalë i moshës 19-vjeçare, i lindur në San Lorenzo të Italisë, e kishte paralajmëruar dhënien fund të jetës së tij në faqen personale të Facebook-ut.

Por miqtë e tij, duket se nuk kanë humbur kohë në pritje që ai ta realizojë një akt të tillë.

Kanë provuar t’i luten për ta ndaluar ta ndërmarrë atë dhe pastaj, në dëshpërim e sipër, ata i kanë kërkuar ndihmë mësuesit të tyre në shkollë për të bërë diçka për ta shpëtuar shokun e tyre.



Mësuesi menjëherë ka alarmuar numrin e policisë, 113-ën rreth një akti të tillë të mundshëm që pritej të kryente 19-vjeçari.

Dhe ata patën sukses. Një makinë me patrullat e policisë ndërhyri për ta shpëtuar djalin, duke e gjetur atë pranë shtëpisë ku edhe kishte vendosur të vetëvritej.

Sipas një rindërtimi paraprak të fakteve, 19-vjeçari duket se kishte periudha të gjata të depresionit të thellë dhe kjo e në izolim të vetes nga pjesa tjetër e miqve të tij.

Dje, diçka duhet të ketë ndodhur që ta shtyjë atë edhe për të kërkuar vdekjen.

Është e paqartë se çfarë e detyroi atë që të marrë këtë vendim fatal, por ajo që është e sigurtë, është se ardhja e policisë e bëri të tërhiqet nga ky vendim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi