Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fare Pranë Aksidentit Në Hapësirë Empty Fare Pranë Aksidentit Në Hapësirë

Thu 29 Mar 2012 - 2:39
Fare Pranë Aksidentit Në Hapësirë SatelitiGjashtë kozmonautë në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës u detyruan të strehoheshin në një perimetër sigurie, pasi mbeturinat e një rakete ruse i shkruan shumë pranë strukturës që qëndron pezull në kufirin e ushtrimit të forcës së gravitetit të Tokës.

Pjesët e raketës lëviznin të lira në orbitë dhe ato u zbuluan vetëm pak përpara se të kryqëzoheshin me Qendrën, duke vendosur në rrezik të papritur platformën miliardadollrëshe dhe jetën e austronautëve.



Sipas NASA-s, mbeturinat nuk kaluan edhe aq pranë, por urdhëri për strehim urgjent në perimetrin e sigurisë u dha për t’i dalë përpara çdo rasti rreziku që mund të krijohej.

Aktualisht, dy amerikanë, tre rusë dhe një holandez ndodhen në Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare. Ata u bënë gati për evakuim nëpërmjet dy kapsulave ruse “Soyuz”, në rast se do të kishte ndodhur përplasja.

Kjo ishte hera e tretë në 12 vjet që QHN rrezikohet nga mbeturina pluskuese në hapësirë. Sipas të dhënave, pjesa e raketës kërcënuese kaloi vetëm 300 metra prej strukturës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi