Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare Eshte Agresiviteti ?! Empty Cfare Eshte Agresiviteti ?!

Fri 30 Mar 2012 - 2:03
Cfare Eshte Agresiviteti ?! Agre-150x150Hyrje
“Njerëzit janë ajo çfarë shohin!” Me këtë konstatim e fillon studimin e tij, me të njëjtin titull, filozofi italian, Stefano Zecchi. Në qendër të studimit të tij ai vendos ndikimin në rritje të mjeteve të komunikimit masiv, në zhvillimin dhe modelimin e sjelljeve shoqërore. Domosdo, fokusi përqëndrohet në risitë që sjellë ky ndikim, e sidomos në pasojat negative që reflektohen në shoqëri, për shkak të këtij ndikimi. Ky studim me një këndvështrim filozofik, është përpjekja e radhëas për të nxjerrë në pah dhe për të vlerësuar një fenomen, përmasat dhe pushteti i të cilit kanë një ndikim direk në mardhëniet ndërpersonale bashkëkohore e më tej.

Televizioni
Kemi vënë re se kur fëmijët shikojnë një model agresiv, ata e imitojnë atë, madje mundohen të krijojnë mënyra të reja për të stimuluar sjellje të dhunshme. Gjithashtu, është konstatuar se shumë burra, pasi shohin dhunë seksuale në televizor, veprojnë dhunshëm ndaj grave të tyre. Në vitin 1945, në një anketë, Gallup i pyeti amerikanët: “A e dini ç’është televizori?”, ndërsa sot, dy të tretat e familjeve amerikane kanë më shumë se tre televizorë në shtëpi. Në shtëpitë mesatare, televizori qëndron mesatarisht 7 orë në ditë dhe pjestarët e familjës shohin 4 orë në ditë secili. Gratë shohin televizor më tepër se burrat, fëmijët e vegjël dhe pensionistët shohin më tepër se nxënësit dhe punëtorët, ata më pak të edukuar shohin më shumë se ata më shumë të edukuar. Në shumicën e rasteve këto tipare të amerikanëve karakterizojnë edhe evropianët, japonezët e australianët. Që prej 1994, Studimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit (1997), ka analizuar rreth 100 000 programe nga të gjitha llojet e televizioneve amerikane. Nga kjo analizë rezultoi se gjashtë nga dhjetë programe përmbajnë dhunë. Në fund të shkollës fillore, një fëmijë mesatarisht ka parë rreth 8000 vrasje dhe 100 000 akte të tjera dhune në televizion.
A stimulohen sjellje kriminale prej skenave kriminale? Apo ndoshta, këto skena përthajnë energjinë agresive duke e konsumuar atë gjatë shikimit? Si ndikon dhuna televizive mbi mendimin dhe sjelljen e shikuesve?

Ndikimi i televizionit mbi të menduarit.
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?
Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me adoleshentët dhe të rriturit tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të madhe se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.
Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të madhe se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një peron i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve.

Ndikimet e televizionit mbi sjelljen.
A imitohen modelet e dhunshme nga shikuesit? Ka shumë shëmbuj që njerëzit imitojnë krimet televizive. Në një anketë të 208 të dënuarve me burgim, 9 nga 10 persona pranuan se kishin mësuar stile të reja kriminale duke parë skenat e ofruara nëpërmjet televizionit. Po ashtu 4 nga 10 veta pranuan se ishin përpjekur t’i vinin në jetë disa nga krimet specifike të para në televizion.
Historitë e krimeve nuk janë dëshmi shkencore. Kështu zbuluesit përdorin zbulime bashkëlidhëse dhe eksperimentale për të ekzaminuar efektet e shikimit të dhunës. Një teknikë, e përdorur gjërë me nxënësit, kërkon të dijë nëse e parashikon agresivitetin e tyre shikimi i televizionit. Në një farë mase kjo ndodh. Sa më e dhunshme është ajo që sheh fëmija, aq më agresiv bëhet edhe ai. Lidhja është modeste, por një dukuri e tillë është vënë re në SH.B.A. dhe Evropë. Kjo na çon në përfundimin se një dietë me televizion të dhunshëm, është thjeshtë ushqim për agresionin. Studiuesit kanë hedhur edhe tezën e kundërt, se fëmijët dhe personat e dhunshëm në përgjithësi, kanë prirje për të parë dhunë televizive. Ose një faktor i tretë, p.sh. zgjuarsia e ulët, bën që disa fëmijë të parapëlqejnë dhunën televizive dhe të sillen dhunshëm.
Kërkuesit kanë krijuar dy mënyra për t’i testuar këto dy shpjegime alternative. Ata testojnë shpjegimin e “faktorit të tretë të fshehur” duke nxjerrë në pah ndikimet e faktorëve të tjerë të mundshëm. Kërkuesi britanik Uiliam Belson studioi 1565 djem nga Londra. Në krahasim me ata që shihnin pak dhunë ne televizion, ata që shihnin shumë dhunë, pranonin se kishin kryer 50% më shumë akte të dhunshëm, në gjashtë muajt e mëparshëm. Ai ekzaminoi 22 faktorë të tjerë të tretë, si p.sh. përmasat e familjes. Por në fund Belson arriti në përfundimin se njerëzit që shikonin më tepër televizion ishin më tepër të dhunshëm, në krahasim me ata që shikonin më pak.
Në mënyrë të ngjashme, L. Eron dhe R. Hjusman (1980, 1985) zbuluan se shikimi i dhunës në televizion nga ana e 875 fëmijëve 8-vjeçarë lidhej me agresivitetin e tyre edhe kur shfaqeshin faktorë të tretë të mundshëm. Për më tepër, kur i studiuan këta individë në moshën 19-vjeçare, ata zbuluan se shikimi i dhunës në moshën 8-vjeçare parashikonte në mënyrë modeste agresivitetin në moshën 19-vjeçare, por agresiviteti në moshën 8-vjeçare nuk parashikonte parjen e dhunës në televizion në moshën 19-vjeçare. Ata i vërtetuan zbulimet e tyre në një studim të mëvonshëm me 758 të rinj të Çikagos dhe 220 finlandezë. Për më tepër, kur Eron dhe Hjusman ekzaminuan dënimet për krime të individëve që kishin studiuar në moshën 8-vjeçare, zbuluzn se në moshën 30-vjeçare, ata të rritur, që në fëmijëri kishin parë më shumë programe televizive të dhunshme, kishin një prirje më të madhe për t’u dënuar për krime të rënda.
Me përhapjen e programeve të dhunshme televizive shtohet edhe numri i vrasjeve. Ne Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, niveli i vrasjeve është dyfishuar mes viteve 1954 dhe 1974, paralel me përhapjen e programeve të dhunshme televizive. Në rajone të caktuara, ku televizioni ka shkuar më vonë, edhe vrasjet janë rritur më vonë. Përfundimi i arritur nga shumica e studiuesve është se dhuna televizive dhe pornografia nuk janë shkaqet primare të dhunës shoqërore, ashtu sikur ciklamatet nuk janë shkaku kryesor i kancerit, por dhuna e shfaqur në televizion është një shkaktar për t’u marrë në konsideratë. Edhe pse vetëm një përbërës në recetën komplekse të dhunës, dhuna televizive duhet dhe mund të kontrollohet, ashtu si edhe ciklamati.
Dhuna shoqërore prodhohet nga eksitimi që përftohet prej saj. Eksitimi përçohet. Një tip eksitimi u jep energji eksitimeve të tjera.
Kërkime të tjera tregojnë se shikimi i dhunës nuk të lejon të frenosh. Vëzhgimi i dhunës e nxit shikuesin që të kryej sjellje të dhunshme, duke aktivizuar mendime që lidhen me dhunën.
Po ashtu portretizimet në media evokojnë imitimin, i cili është një element kyç në ndikimin e pamjeve televizive tek fëmijët dhe të rinjtë, për të prodhuar dhunë. Industria televizive e reklamave synon që shikuesit të imitojnë atë që shohin. Në shumë raste, të dënuar për krime të rënda pohojnë se janë frymëzuar, apo kanë imituar me përpikmëri aktorët e tyre të preferuar, të cilët kanë bërë të njëjtën vepër në një film. Televizioni mëson sjellje destruktive e sidomos tek fëmijët, të cilët janë shumë të prekshëm nga kjo. Ata janë të gatshëm të imitojnë sjelljet violente të herojve të tyre. Krime, vrasje e vetvrasje kryhen si pasojë e imitimit të pamjeve televizive. I tillë është rasti i fëmijës nga një fshat i Lezhës, i cili vari veten në vitin 1996, duke dashur të imitonte të njëjtën sjellje që kishte parë në televizion.
Mënyra se si një individ i interpreton arsyet e veprimit agresiv pas vëzhgimit të tij, ka një efekt të madh në sjelljen agresive të mëvonshme. Kur agresioni paraqitet i justifikuar, ai sjell si pasojë më shumë sjellje të dhunshme në të ardhmen, se sa kur agresioni nuk është i justifikuar tek vëzhguesi.
Kur ka një “dietë” të qëndrueshme media-violence shikuesi fiton një lloj desensibilizimi, si rjedhim i të kuptuait apo njohjes në detaje të një agresioni të tillë.
Mbrojtësit e televizionit pretendojnë shpesh se nëpërmjet tij fëmija edukohet dhe se emisionet, ndonse përbajnë skena violence, në thelb janë prosociale, pasi në të gjithat skenat e dhunshme televizive triumfon i miri, e apo e mira mbi të keqen. Në të vërtetë, fëmija nën 8 vjeç nuk e ndjek dot fabulën e ngjarjeve që sheh në televizor, por ai tërhiqet vetëm nga skenat spektakolare dhe agresive.
Shpjegimi i efekteve negative të violencës tek fëmijët ka mjaft rëndësi. Kur violenca ne televizion përfundon pa gjak, pa plagosje, pa dëmtime të mëdha, kur heroi merr plagë të lehta, shikuesi, sidomos fëmija, nuk i sheh pasojat e dhunës.



Filmat që shfaqen dhe jeta. Një krahasim me botën.
Filmi “Vrasës të lindur”, i cili bëri xhiron e botës para disa vitesh, u bë objekt i polemikës më të ashpër midis disa prej personaliteteve më të larta e autoriteteve të filmit. Të parët e quajtën filmin simbol i krimit dhe i perversionit, një bashkim sekuencash pa asnjë lidhje, përveç boshtit kriminal e agresivitetit, me ndikim negativ tek çdo adoleshent, i ri apo i rritur.
Argumenti i autorëve të fimit, sidomos i aktorëve kryesorë, ishte edukimi nëpërmjet të kundërtës, ta urresh duke e njohur nga afër dhunën dhe perversitetin kriminal. Ky reagim, kjo polemikë, vjen nga Amerika. Nga një shoqëri ku shtresa e mesme e shoqërisë zë pjesën më të madhe të numrit të popullsisë, ku standarti i zhvillimit kulturorë e ekonomik është ndër të parët në botë, ku ekstremizmi, manierizmi, novacioni i çdo lloji, muzika, mënyra e jetesës, ka gjysëm shkulli që zë fill atje.
Filmi shfaqet tani në një vend me mentalitet në tranzicion, me nocione ende të paformuara për kulturën dhe për moralin, pas një përçudnimi idealizues gati gjysëmshekullorë të tyre, me besimin fetar të ndaluar për rreth 25 vjet, duke e dënuar ushtrimin e tij si krim, me rininë të prirur psikologjikisht për imitim spontan e të pavetëdijshëm, me banda në formim e në aktivitet, me armë në duart e çdokujt, me sistemin e vlerave universale e kombëtare të trazuara thellë, në një periudhë ku copëza kanunesh të mjegullta shumëshekullore, sfidojnë hapur dhe zëvendësojnë ligjet e shtetit. Cili mendoni se është ndikimi i këtij filmi në një realitet të tillë? A mund të pretendojmë nga një i ri shqiptar, që, nëpërmjet pamjeve të tilla, të sensibilizohen për dëmin që sjellin sjellje të ngjashme me to?
Në jetën tonë , filmi zë një pjesë të veçantë, dhe jo vetëm filmat e arrirë artistikisht, por edhe ato “limonadë”. Filma të tillë si ai që përmendëm më lart shkaktojnë pasoja të parikuperueshme tek individë të caktuar. Shembulli i të riut nga një fshat i Lezhës e ilustron këtë në realitetin shqiptar. Ky fëmijë, pasi pyet prindërit se a e vrasin me të vërtetë veten aktorët në film, dhe merr përgjigje negative, shkon të eksperimentojë mbi trupin e tij dhe pasoja është fatale. Dikush tjetër mund të ketë eksperimentuar tek të tjerët! Apo mund të eksperimentojë në të ardhmen! Veç shkaqeve të tjera arsyet e vrasjeve spektakolare në mes të qyteteve tona, në mes të ditës, duhen kërkuar edhe në shfaqjen e filmave të dhunshëm, të cilët imitohen nga vrasësit. Të gjithë ne i kemi të freskëta “skenat me sherifa” në sheshet e qyteteve, të cilat çdo regjizor hollivudian do t’i kishte zili. Në filma, pavarësisht nga “happy end”- i me burg i kriminelit, ajo çfarë mbetet në kujtesë janë bëmat, vrasjet spektakolare, skenat plot dhunë, mënyra e përdorimit të armëve etj. Ndër njerëzit e paformuar, apo tek moshat e reja, pakkush përqëndrohet në edukimin nëpërmjet të kundërtës duke u thelluar në thelbin e filmit apo në triumfin e të mirës kundër të keqes. Niveli kulturor, formimi i varfër eduktiv, e bën shikuesin madje të mos dallojnë filmin nga jeta. Vetë periudha e tejzgjatur tranzitore në Shqipëri, e bën më të mprehtë këtë problem, me specifikat e vendit tonë.

Interneti
Një ndër mjetet më të përdorura të komunikimit masiv interaktiv është padyshim interneti. Me qindra-mijëra adresa, shumica të pakontrolluara, hedhin materiale nga më të ndryshmet, në të cilat ekspozohet dhunë e paster, madje edhe krime mizore siç është rasti i www.ogrish.com, në të cilin transmetohen prerje kokash, gjymtyrësh, vrasje të ndryshme reale. Adresa të ngjashme kanë tërhequr një numër rekord shikuesish, tek të cilët, sigurisht, për të gjitha arsyet që përmendëm më lart, pasojat janë katastrofike.
Gjithashtu, pornografia reklamohet hapur në këtë mas-media dhe në shumë site pornografike mund të ketë akses kushdo, përfshi këtu edhe minorenët. Ashtu si edhe pornografia e shfaqur në televizion, edhe kjo mënyrë shfaqjeje, ka ndikim direkt tek shikuesit, të cilët si prirje kryesore, pas shikimit të një skene pornografike, kanë imitimin. Vrasës në seri, përdhunues, bashkëshortë të dhunshëm, pedofilë, etj shpesh janë inspiruar nga sekuenca apo heronjë të filmave, historive e materialeve që gjënden tashmë “pa doganë” edhe në internet.
Video-lojrat
Video-lojrat janë një lloj më i veçantë i mediave. Përdoruesit i kërkohet që të arrijë një objektiv të caktuar duke ndjekur një numër rregullash të caktuara. Këto rregulla, shpesh i kërkojnë lojtarit që të vrasë persona, apo të shkatërrojë diçka. Lumenj gjaku dixhital, shpërthime atomike, beteja me armë të sofistikuara, janë pamjet e zakonshme që ofojnë video-lojrat. Lojra të tilla janë akuzuar gjithmonë se shkaktojnë sjellje të dhunshme brënda komunitetit të rinjve. Me 28 Gusht 2003 dy të rinj pranuan se kishun vrarë një burrë dhe një grua të inspiruar nga loja Grand Theft Auto, e cila njihet nga të gjithe për skenat e dhunshme.

Perfundim
Në çdo mjet të komunikimit masiv, skenat e dhunës janë bërë më të preferuarat nga konsumatorët dhe më fitimprurëset për bizneset që i ofrojnë, përherë e më të shpeshta e përherë e më të larmishme. Ndërhyrja e ligjit, si i vetmi rregullator potencial, është më se e domosdoshme për reduktimin e këtyre fenomeneve me pasoja shkatërruese. Kontrolli mbi mjetet e komunikimit masiv duhet të shtohet si dhe të pasurohet baza ligjore për kryerjen e këtij kontrolli.
Ajo çfarë shihet në mas-media reflektohet në realitetin e përditshëm, i cili gjithashtu pasqyrohet çdo ditë në media. Ky rreth vicioz e ka një kryefjalë: “Njeriu është çfarë ai sheh!”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi