Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rusi, punëtorët restauronin hotelin, zbulojnë thesarin Empty Rusi, punëtorët restauronin hotelin, zbulojnë thesarin

Fri 30 Mar 2012 - 9:32
Rusi, punëtorët restauronin hotelin, zbulojnë thesarin 52873_2SHËN-PETERSBURG - Disa punëtorë kanë zbuluar sot një thesar me sende argjendi gjatë punimeve për restaurimin e një hoteli të veçantë të shekullit XVIII në Shën Petërburg, ish-kryeqyteti i Rusisë perandorake, njoftoi policia lokale.

"Thesari u zbulua nën dyshemenë e një dhome të vogël, që nuk ishte në planimetrinë e kësaj ndërtese të vjetër, që i përkiste familjes aristokratike Narishkin", deklaroi burimi.

Ekspertë u dërguan në vendngjarje për të përcaktuar vlerën e objekteve të zbuluara. Sipas mediave lokale, më tepër se 1 000 lugë, pirunj dhe çajnikë në 40 çanta përbëjnë këtë thesar. Të gjitha mbajnë vulën e familjes së princave Narishkin.

Objektet ishin fshehur ndoshta në vitin 1917, pasi gazeta të këtij viti u gjendën në dhomën e fshehur. Princat Narishkin, pronarët e hotelit, u larguan nga Rusia pas Revolucionit bolshevik në nëntor 1917. Koleksioni i tyre të veprave të artit është ekspozuar sot në muze të ndryshëm.
(el.me/BalkanWeb)
Rusi, punëtorët restauronin hotelin, zbulojnë thesarin Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi