Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Do të hetohet Pacolli Empty Do të hetohet Pacolli

Fri 30 Mar 2012 - 12:51
Behgjet Pacolli do të gjendet para dy alternativave, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit të konstatojë se ai si zëvendëskryeministër ka firmosur memorandume si përfaqësues i kompanisë “Seagas” – të heqë dorë nga përfaqësimi i kompanisë, apo të heqë dorë ose të shkarkohet nga funksioni që ka në Qeveri. Ligji ia kërkon këtë.
Një burim brenda Agjencisë i ka thënë gazetës të enjten se ky institucion, pas dyshimit të arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit në këtë rast, do ta njoftojë Pacollin se ka bërë shkelje të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Një procedurë hetimi nuk do të nisë menjëherë. Sipas këtij burimi, do të pritet nëse Pacolli në afat ligjor do të demantojë raportet e “Kohës Ditore” për nënshkrimet që ka dhënë në emër të Qeverisë dhe të firmës “Seagas”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi