Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro Empty Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

Wed 5 Jun 2013 - 11:59
Behgjet Pacollit i ka ecur biznesi mirë prej kohës sa është emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi që pasuria e tij është shtuar për 130 milionë euro vetëm për një vit.

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), ndonëse nuk paguhet nga buxheti i Kosovës, ai sivjet ka arritur një pasuri të përgjithshme prej hiç më pak se 305 milionë euro, duke vazhduar të qëndrojë në krye të listës së politikanëve më të pasur në vend.

Ai vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) kishte deklaruar një pasuri të përgjithshme prej 176 milionë euro, apo rreth 130 milionë euro më pak se sivjet.

Sipas formularëve të AKK-së, të cilët janë bërë publik të hënën, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi kompani me aksione anonime, vlera e të cilave është 125 milionë, derisa kompanitë e tilla vitin e kaluar i kishte vlerësuar vetëm 80 milionë euro. Pacolli nuk ka sqaruar nëse është rritur vlera e kompanive, apo numri i tyre, të cilat i mban sekret për opinionin publik.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se posedon patundshmëri në vlerë prej 200 milionë euro, duke i përfshirë edhe kompanitë anonime. Ai vazhdon ta konsiderojë veten pronar të hotelit “Grand” në Prishtinë, duke i vlerësuar 3.6 milionë euro aksionet në këtë hotel, pavarësisht se AKP-ja ka kohë që i ka tërhequr aksionet e këtij të fundit.

Përpos këtyre, Pacolli ka deklaruar aksione në kompani të ndryshme në vlerë prej 100 milionë euro dhe 3.6 milionë euro para të gatshme në bankat kosovare.

Shefi i Pacollit në Qeveri është shumë më i varfër, bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë.

Pasuria e Thaçit nuk është shtuar në krahasim me vitin e kaluar. Ai ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth 700 mijë euro, si dhe 13 mijë euro një veturë “Pasat” dhe 7500 euro para të gatshme.

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka mbetur 100 për qind në nivelin e pasurisë të vitit të kaluar, duke përfshirë këtu një banesë prej 200 mijë euro, shtëpinë 70 mijë euro dhe 4500 euro para të gatshme.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka patundshmëri në vlerë prej 760 mijë euro, 88 mijë euro para të gatshme dhe vetura në vlerë prej 52 mijë euro.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka dy banesa në vlerë prej 150 mijë euro, një veturë 10 mijë euro dhe 12 mijë euro para të gatshme.

Dy banesa i posedon edhe ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, në vlerë prej 140 mijë euro dhe një veturë në vlerë prej 6500 euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka patundshmëri në vlerë prej 850 mijë euro, veturë 5500 euro, aksione 20 % në kompaninë “N&N Comerc” dhe kompaninë “Cosmos-Deni” dhe 900 euro para të gatshme.

Ministri i Brendshëm, Bajrami Rexhepi, ka pasuri të patundshmë në vlerë prej 235 mijë euro, veturë 80 mijë euro dhe 25 mijë para të gatshme.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka 250 mijë euro patundshmëri dhe veturë në vlerë prej 21 mijë euro.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka shtëpi në vlerë prej 400 mijë euro, veturë “Mercedes” në vlerë prej 10 mijë euro dhe 8000 para të gatshme.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka 270 mijë euro patundshmëri.

Ndërsa ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, ka patundshmëri në vlerë prej mbi 1 milionë euro, 34 mijë euro para të gatshme.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka patundshmëri në vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Albini pa shtëpi

Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, i cili e kishte dhjetëfishuar pasurinë në vitin 2012, krahasuar me një vit më parë, këtë vit nuk është pasuruar më shumë.

Patundshmëria e tij është në vlerë prej 1.3 milionë euro, ka një veturë të markës BMW dhe një Golf 6 dhe rreth 40 mijë euro të ardhura familjare.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Adrian Gjini, ka patundshmëri në vlerë prej 460 mijë euro, 15 mijë euro një veturë “Mercedes”.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, i cili njëherësh është deputet i PDK-së në Kuvend, ka 170 mijë euro patundshmëri dhe një veturë prej 30 mijë euro.

Lideri i “Vetëvendosjes” s’ka shtëpi, pasi që më herët kishte deklaruar se e ka shitur, ndërsa ka deklaruar 19 mijë euro të ardhura vjetore.

Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, ka 270 mijë euro patundshmëri, 12500 euro para të gatshme dhe shumë burime të të ardhurave. Bajrami i merr 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 5000 euro si pagë sekondare nga Fakulteti Juridik, 15 mijë euro nga Kolegji “Fama” dhe 10800 euro honorare nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ndërsa bashkëshortja e tij merr 2000 euro nga Fakulteti i Edukimit.

Deputeti tjetër i kësaj partie, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka patundshmëri në vlerë prej 370 mijë euro, 40 mijë euro veturë “Mercedes”, 4700 euro para të gatshme, ndërsa të ardhurat e tij vjetore dhe të bashkëshortes që punon në PTK arrijnë në rreth 40 mijë euro.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka patundshmëri në vlerë prej 205 mijë euro, 14 mijë euro para të gatshme dhe vetura në vlerë prej 33 mijë euro.

Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ka 450 mijë euro patundshmëri dhe 75 mijë euro vetura.

Kelmendit i rritet pasuria 5 milionë euro

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, ka 2.8 milionë euro patundshmëri, 50 mijë euro vetura, 2.1 milionë euro aksione në kompani të ndryshme, 12 mijë euro para të gatshme, ndërsa të ardhurat vjetore të tij janë 370 mijë euro.

Nga opozita pasuri të madhe ka edhe deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku. Vlera e përgjithshme e patundshmërive të tij është 6.6 milionë euro, 6 milionë euro ka aksione në kompani të ndryshme.

Ndërsa vlera e përgjithshme e patundshmërive të Ramiz Kelmendit është 60 milionë euro dhe 1 milionë euro ka para të gatshme. Krahasuar me vitin e kaluar, pasuria e Kelmendit është shtuar për rreth 5 milionë euro.

Shaip Muja nga PDK ka 2.2 milionë euro patundshmëri dhe 50 mijë euro vetura.
Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka 500 mijë euro patundshmëri, 90 mijë euro vetura të ndryshme dhe 37 mijë euro para të gatshme.

Xhavit Haliti nga PDK ka 1.2 milionë euro patundshmëri dhe 140 mijë euro para të gatshme.

Dhjetë deputetët më të pasur

Ramiz kelmendi 60 milionë euro
Hashim Deshishku 12.6 milionë euro
Florin Krasniqi 5 milionë euro
Shaip Muja 2.2 milionë euro
Adem Grabovci 1.3 milionë euro
Xhavit Haliti 1.2 milionë euro
Fatmir Limaj 525 mijë euro
Skender Hyseni 630 mijë euro
Ardian Gjini 460 mijë euro
Bekim Hashiu 410 mijë euro

Pesë qeveritarët më të pasur

Behxhet Pacolli 305 milionë euro
Dardan Gashi 1 milion euro
Besim Beqaj 905 mijë euro
Nenad Rashiq 860 mijë euro
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro Empty Re: Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

Wed 5 Jun 2013 - 12:20
Legjenda pash Zotin mosna qit edhe qetu qesine lajme se keto kan qen ma heret me duket i pash dikun ,,,, leja forumit at pjesen e vet qe njerzit ti ken tjera tema perpata ti shofim se qka ka te reja mate fundit nga Forumistat ... kush u martu kushu feju a ndoshta dikush u nda ..ti marim vesh keto lajme se jo ato ti qe po i poston ketu Very Happy
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro Empty Re: Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

Wed 5 Jun 2013 - 12:23
Rrushjaa shkruajti:Legjenda pash Zotin mosna qit edhe qetu qesine lajme se keto kan qen ma heret me duket i pash dikun ,,,, leja forumit at pjesen e vet qe njerzit ti ken tjera tema perpata ti shofim se qka ka te reja mate fundit nga Forumistat ... kush u martu kushu feju a ndoshta dikush u nda ..ti marim vesh keto lajme se jo ato ti qe po i poston ketu Very Happy
moter sot publikova
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro Empty Re: Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

Wed 5 Jun 2013 - 12:26
po ti sot e publikove amo kjo ka qen dit me par per ate po te them mos publiko tema qe i kemi pa ... ketu eshte Forum per argetim... e ndonje tem interesante ka mundesi ...se ti qka po poston ketu vallaa veq poe zene vendin ktu temave te tjera ... L:
Sponsored content

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro Empty Re: Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi