Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Milani, 24 milionë euro për Guardiolën Empty Milani, 24 milionë euro për Guardiolën

Thu 11 Oct 2012 - 14:34
Milani, 24 milionë euro për Guardiolën Guardiola-pershendetje

Guardiola është njeriu i përzgjedhur nga Milani për të kaluar krizën që po përjetojnë kuqezinjtë në këtë fillim sezoni.

Sipas të përditshmes “La Repubblica”, tashmë janë realizuar kontaktet e para midis presidentit Silvio Berlusconi dhe ish-trajnerit të Barcelonës, të cilit do t’i besohet projekti i “ringjalljes” së klubit.

Takimi duket se ka ndodhur në Nju Jork, ku Guardiola është zhvendosur për të jetuar gjatë këtij viti.

Nëse do të pranojë, spanjolli do të vendoset në krye të shtatë herë kampionëve të Europës duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ndërsa sipas “La Republicca”-s, ai do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje 4-vjeçare.

Ndërkohë, sipas të njëjtës gazetë, me pozitat e trajnerit të tanishëm, Massimiliano Allegri, gjithmonë e më të lëkundura, klubi ka filluar të mendojë për shkarkimin e tij dhe besimin e klubit në duart të ish-legjendave, si Paolo Maldini apo Roberto Baggio, të cilët duhet të drejtojnë Milanin deri në fund të këtij sezoni tranzicioni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi