Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një vezë Pashkësh për 4 milionë euro Empty Një vezë Pashkësh për 4 milionë euro

Mon 9 Apr 2012 - 16:48
Një vezë Pashkësh që kushton 4 milion euro. Është krijuar nga Jeff Koons për Celebrations, një seri objektesh të ideuara prej tij në vitet ‘90 për të ironizuar festimet masive që përqendrohen më shumë te konsumi i shfrenuar dhe i largohen domethënies religjioze të festës apo festimet private luksoze që shkatërrojnë parimin e të festuarit me të tjerët.Objektet që i përkasin kësaj serie janë të përmasave të mëdha dhe jashtëzakonisht të çmuara. Veza e Pashkës ka dimensionet 199 x 195 x 163 centimetër, është relizuar në çelik të paoksidueshëm dhe është veshur me lustër ngjyrë blu.Puna për krijimin e kësaj vepre ka zgjatur 14 vjet (1994 -2008). Ajo do të ekspozohet nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Londër në 27 qershor dhe bën pjesë në serinë prej 5 veprash të tilla në ngjyra të ndryshme.

Një vezë e tillë në ngjyrë rozë është blerë në Nju Jork për 5.5 milionë dollarë në nëntor të 2011-s. Skulptori, piktori dhe koleksionisti Koons është ndër artistët më të njohur në botë. / Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi