Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tetovë: Policia tenton të arrestojë Arben Llallen Empty Tetovë: Policia tenton të arrestojë Arben Llallen

Fri 30 Mar 2012 - 13:18
olicia të enjten mbrëma në Tetovë ka tentuar të arrestojë gazetarin dhe historianin Arben Llalla, njëherit bashkëpuntor i rregullt i portalit Shqipmedia.

Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma në banesen ku jeton Arben Llalla kur grupe të rinj maqedonas rreth moshës 20 vjeçare para banesës ku jeton z.Llalla kanë fyer rëndë Llallën duke e kërcënuar që të braktis Tetovën dhe të ik në Shqipëri. Në fillim i kanë ngacmuar makinën duke shkruar maqedonisht. Sipas Llallës maqedonasit ka disa netë më rradhë që jane solloratull rreth banesës së tij duke ngacmuar me fjalë para banesës së tij mirëpo kulminacioni ka arritur të enjten mbrëma kur Arben Llalla bashkë me të birin 7 vjeçar ka qenë duke u kthyer me makinë në banesë ndërsa e njejta grup maqedonasish kanë filluar me ofendimet dhe kërcënimet ndaj Llallës duke bërë që djali itij 7 vjeçar të friksohet dhe të qajë njëkohësisht të traumatizohet tejmase. Aty ka kaluar edhe nje djalë i ri shqiptar I cili nuk ka mundur të durojë atë që maqedonasit I bejne Arben Llalës dhe djalit të tij 7 vjeçar dhe ka kërkuar që maqedonasit të ndërprejne ofendimet dhe kërcënimet dhe të largohen mirëpo ata nuk kanë dëgjuar apelin dhe ky I fundit ka sulmuar disa prej tyre mirëpo çuditërisht aty dalin në çast dy inspektor civil dhe arrestojnë menjëherë Arben Llallën dhe djaloshin shqiptarë që ka dalë në ndihmë Arbenit dhe djali të tij 7 vjeçar. Në pak minuta arrijnë disa makina të policisë me rreth 20 policë të cilët bënin replika midis policive shqiptar dhe maqedonas për të arrestuar Arben Lllalën. Ndërkohë Llalla paraqitet me telefon tek ambasadori i Shqipërisë dhe këshillave të policëve shqiptar Arbeni nuk arrestohet, por shqiptarin tjetër që ndihmoi kanë vazhduar të mbajnë në stacionin policor .

Pas kësaj Arben Llalla menjëhërë ka paraqitur rastin në Ambasadën e Shqipërisë ( shtetas i të cilës është ) nga e cila kërkon ndihmë dhe poashtu bën apel për lirimin e shqiptarit tjetër që ka i ka dalën në ndihmë Arben Lallës dhe djalit të tij 7 vjeçar.

Ndryshe, Arben Llalla është shtetas I Shqipërisë I martuar në Tetovë ku ka edhe një djalë 7 vjeçar. Ka kohë që kërkon nënshtetësinë e Maqedonisë ligjërisht që i takon mirëpo i refuzuar disa herë për kinse person i papërshtatshëm për Maqedoninë. Arben Llalla ështe gazetar dhe historian i njohur njëkohësisht aktivist i madh i çështjes kombëtare shqiptare. Sipas Llalles ky është një skenar i njëjtë si në Gostivar sepse në çast del nga nje ferrë punonjes i policisë civil, ku nuk tregonte bexhin e policisë dhe pas këmbnguljes se Arbenit ai tregon se eshte polic.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi