Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Një pasdite me Arben Derhemin Empty Një pasdite me Arben Derhemin

Sat 2 Mar 2013 - 10:59
Një pasdite me Arben Derhemin Ben-derhemi2

Një orë e gjysmë duke folur i vetëm, përballë një publiku prej dhjetëra e qindra spektaktorësh. Kjo është shfaqja e fundit, një monodramë me një personazh, e vënë në skenë në Teatrin Kombëtar nga Arben Derhemi, një prej aktorëve më të njohur shqiptarë.

Protagonist i dhjetëra shfaqjeve në teatër e filmave të ndryshëm artistikë, Derhemi u ul të premten në studiot e emisionit të “Pasdites”, për një intervistë eksluzive në ekranin e “Top-Channel”.

Pasdite në “TCH” – Një orë e gjysmë në Teatrin e Komedisë. Sa e vështirë është një shfaqje e tillë me një personazh, një stand-up i gjatë përpara publikut?

Arben Derhemi - Një orë e gjysmë i vetëm në skenën e Teatrit të Komedisë, por kur e do profesionin tënd dhe teatrin, një orë e gjysmë nuk është asgjë. E tërë qënia ime është e përfshirë aty në skenë, me 100% të kuptimit kur thuhet se je i gjithi i përfshirë, me mend, me fizik dhe shpirt në diçka. Megjithatë, vjen një moment i caktuar, pas nja një ore në skenë, që ka momente kur më dhemb zemra, por them çoje deri në fund Ben. Më e tmerrshmja në skenë ndodhi përpara një jave, kur në një skenë në Teatrin e Komedisë, pas 40 muinutash shfaqje ikën dritat. Isha i qullur, djersitem në skenë pas vetëm 5 minutash dhe pas një orë e gjysmë jam përgjithësisht ujë, por duke menduar se dritat do të vitin sakaq, nuk mora masa të vishesha. Dritat u vonuan 35 minuta dhe kur erdhën, qëndruan vetëm dhjetë minuta, për të ikur përsëri. Megjithatë, edhe pse u ftoha, atë shfaqje e çova deri në fund, për hir të atij publiku të mrekullueshëm që qëndroi duke pritur.

Pasdite – Keni dëgjuar sportistët që humbasin 2-3 kg pas një ndeshje? A je peshuar ndonjëherë pas një shfaqje?

Derhemi – (qesh). Jo, por ndiej barkun që shfryhet. Realisht, në një shfaqje, pas 5 minutash djersitem dhe pas një ore e gjysmë jam tërësisht qull. Në ato kushte që japim shfaqje ne është me të vërtetë e vështirë.

Pasdite – Sa shpenzime ka jetë e një aktori?

Derhemi – Shpenzime? Është një shpenzim jete në Shqipëri. Shpresoj që ta kuptojnë ata që duhet të kuptojnë dhe ai publik të vijë e të kënaqet për veten e tij, përveçse për ne. Një aktor shpenzon nga jeta e tij për t’i dhënë publikut sepse të jesh aktor në Shqipëri dhe të mendosh se ca fitimesh ke, del që nuk ia vlen të bësh këtë punë.

Pasdite – Ju ka ndodhur një herë që të ndërprisni një shfaqje apo jo, në Korçë?

Derhemi – Në fakt nuk e ndërpremë, por nuk e dhamë fare. Ishte një mungesë respekti ndaj profesionistëve të artit dhe aktrimit. Organizatoët e festivaleve të ndryshme bëjnë gabime të jashtëzakonshme me aktorët, duke shkelur mbi dinjitetin e tyre. Mbase unë nuk jam si disa të tjerë që e gëlltisin dhe e vetmja keqardhje që lashë shfaqjen ishtye publiku i Korçës. Ata prisnin në Korçë, ndërsa unë ndodhesha në Librazhd. Më vjen keq për publikun, por e mbështes atë veprim sepse bëra diçka që të mos ndodhë një herë tjetër e njëjta situatë, bëra diçka për të gjithë artistët dhe nuk e bëra për hir të parave siç u tha diku.

Pasdite - Kur është momenti kur një person duhet të ruajë integritetin profesional, por edhe atë personal si në këtë konflikt?

Derhemi – Gjatë të gjithë kohës duhen ruajtur, edhe në jetën e përditshme, një person duhet të bëjë balancat e jetës së tij normale me njerëzit, profesionin dhe të gjitha. Është krijuar një ide që me këta njerëz, me këta aktorë mund të sillemi si të duash, edhe në një mënyrë fare të rëndomtë dhe jodiznjitoze për personalitetin dhe atë që ata bëjnë, por nuk është kështu.

Pasdite - Ndërkohë që ti i ke dhënë shumë skenës, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Derhemi - Ka pasur momente të tërheqjes në vitin 1990-94, 94-97 pas shkollës. U tërhoqa pasi pashë një gri totale. Të them të drejtën bëra mirë që ika në Itali, ku jetova tre vjet e gjysmë në Palermo, një qytet shumë i bukur, nga i cili ruaj mbresa dhe histori që do t’i kem gjithë jetën në kujtesë. Kënaqësia që më dha ai qytet e pashembullt.

Pasdite – Me se lidhet ajo gri totale?

Derhemi - Mendova se shkolla të bën aktor, por ajo vetëm të jep drejtim. Jeta është ajo dhe eksperienca e tua ato që të drejtojnë, por që të bëjnë që ti të kesh në kujtesë dhe mendje edhe shumë tipa e karaktere që do të duhen gjatë të gjithë jetës tëndë. Këto tipa dhe karaktere janë si dokumente që futen në kompiutera, e ashtu dalin në jetë në momentet në të cilat të nevojitet.
Pasdite – Cili ishte ai rol i jetës që futë në skenë për herë të parë?

Derhemi – Ah, ka qenë një rol i jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për një pijanec të çmendur komplet, nga “Shtrëngata” e Shekspirit.

Pasdite - Të ndodh ndonjëherë në skenë të kesh një humbje të kujtesës?

Derhemi - Më ka ndodhur vetëm një herë vetëm, një “black out” total. Nuk ma merrte mendja dhe qëndrova rreth një minutë ashtu. Kisha një personazh zhigolo që i afrohej burrave për t’i marrë gratë, por në këtë personazh më iku filli dhe ndejta një minutë duke i thënë publikut “çfaë mendoni ju se mund të bëja në këtë moment”. Pas një minute më erdhi gjithçka dhe shfaqja doli fantastike.

Pasdite – Kthehemi tek ai rol i parë, tek rikthimi juaj në Shqipëri?

Derhemi – Ai ishte një rol shumë i vështirë. Këtu mendoja se kishin ecur gjërat, shokët e mi kishin ecur disi, mendova se këtu kishte ecur gjithçka në rrjedhën normale. Mendoja se një njeri që mbaron shkollën, nis punë si aktor jodirekt, do bëjë ca pjesë në vit, më vonë diçka më shumë, por unë ndërkohë nuk isha bërë asgjë dhe kur bëra personazhin isha shumë i frikësuar fillimisht. Mendoja ndoshta nuk do të arrija deri atje ku duhej, por ishim një treshe, unë Robert Budina dhe Romir Zalla, treshja idiote e shfaqjes, pasi të tre kishim role qesharakë që donim të bëheshim mbretër në një ishull. Shfaqja ishte një sukses i vërtetë, kjo më bëri që të krijoj një kthim besimi shumë të madh tek vetja dhe më ndihmoi shumë në të ardhmen.

Pasdite – Një tjetër histori për të treguar është kur ju ranë tubat e sobës gjatë shfaqjes?

Derhemi – (Qesh). Ndodhi në Shkodër. Ishte një publik fantastik. Skena ishte konceptuar në një mënyrë që të dukej si një ambient tepër i ftohtë, ndërsa poshtë dukeshin kanalet e ujrave të zeza, në një atmosferë tepër të zymtë. Gjatë shfaqjes ranë tubat e sobës dhe kalova 15 minuta pjesë duke i mbledhur dhe duke i rivënë në vendin tyre. Në fund, regjizori, më tha përse të mos e bëjmë kështu gjithmonë (qesh). Në të vërtetë, vetëm një sy i trajnuar e kuptoi që ato ranë me të vërtetë, ndërsa publiku mendoi se ishte pjesë e aktrimit.

Pasdite – “Ne të gjithë këndonim Margaritën” ishte një tjetër prej shfaqjeve tuaja më të suksesshme.

Derhemi – Është një vepër e bënë në skenë 60 herë, 50 herë në Teatrin Kombëtar dhe 10 herë në Durrës. Ishte një shfaqje me një publik të jashtëzakonshëm, ishte një shfaqje shumë aktuale, pasi ishin afër zgjedhjet dhe në atë shfaqje gjithçka lidhej ishte një personazh që gjatë gjithë kohës pëson nga politika, njerëzit, të afërmit, nga njerëz që bëjnë dallavere për të arritur diku, siç ndodh rëndom në Shqipërinë tonë.

Pasdite – Megjithatë, është kinematografia ajo që ka ndikimin më të madh tek publiku dhe atje publiku vendos të të ndjekë në teatër apo jo?

Derhemi - Kisha bëra nja 15 shfaqje, kur bëra filmin tim të 3 apo të 4, por ishte seriali “Njerëz dhe Fate”, një serial tepër i suksesshëm, që më bëri të njohur kryesisht për publikun. Kisha punuar shumë në teatër, por publiku i teatrin është i kufizuar. Më pas, nisi ai serial, në TVSH që ka qenë pothuajse i vetmi televizion i kohës dhe suksesi ishte i menjëhershëm.

Pasdite – Që prej atëherë, jeni bërë një prej aktorëve të preferuar për regjizorët?

Derhemi – Jo në fakt, nuk jam edhe aq i preferuar.

Pasdite – Nuk ju pëlqen puna në ekip?

Derhemi - Jo më pëlqen shumë, por regjizorët duan njerëz që thonë po gjithë kohën, por për të arritur në një shkallë cilësore në profesion, duhet edhe të kërkosh sa më shumë, të jesh sa më kërkues sepse nuk ka kuptim të jesh si uj i ndenjur, duhet lëvizur.

Pasdite - Si je me këto normat morale, i sfidon? Përgjithësisht, jeta e një aktori është pak liberale dhe me disa eksese?

Derhemi – Përkundrazi, jeta e aktorit është si çdo njeri i përditshëm. Unë jam antikonfirmist në jetën sociale, por në atë private jam fare normal, bëj një jetë të rregullt, por vetëm monotone dhe monogame që jo (qesh). Unë jam me teorinë që edhe aktrimi është një zanat, një profesion, jo një stil jetese.

Pasdite - Kështu është edhe për Robert Ndrenikën?

Derhemi - Është babai im në profesion, e më ka mësuar aq shumë gjëra. Është një njeri që jemi ulur, kemi biseduar, kemi ndjenjur, më ka mësuar shumë gjëra në profesion, aktrim, kemi bërë shumë punë në teatër dhe një gjë e tillë më ka bërë që të kuptoj shumë gjëra. Ai nuk është vetëm një profesor, por edhe një njeri i jashtëzakonshëm dhe ende në formë të shkëlqyer në skenë.

Pasdite - Në rolin e Burhanit, tek Maja, fituat çmimin e aktorit më të mirë joproganist në një festival filmi ndërkombëtar. Megjithatë, nuk këmbëngulët për ta bërë të njohur këtë fakt.

Derhemi - Kur e morën vesh disa gazetarë që u nominova në Spanjë, në Madrid, më thanë po t’i çbën, si nuk e ke bërë kaq të madhe, nuk e ke bërë këtë fakt këtë gjë në media. Megjithatë, unë nuk bombardova asgjë në media, edhe pse m’u bë shumë qejfi, pasi atje nuk ka njerëz nga Shqipëria, që më njohin mua, pra nuk ishte çështje favoresh. Fatkeqësisht, nuk arrita të shkoj në Spanjë për arsye materiale. A kam trofe apo foto në shtëpi? Jo, nuk mbaj asnjë prej tyre në shtëpi, më duken gjëra të çuditshme.

Pasdite – Shumë e çuditshme që një aktor, i cili e ka të lidhur jetën me skenën, të ketë kaq alergji nga fotografia?

Derhemi - Se kam qejf fotografinë, më krijon bezdi. Kam më shumë kënaqësi ta jetoj jetën si më vjen, jo duke u fokusuar në çdo moment të jetës sime të stampuar në foto, pasi kjo më bezdis. Në Itali pata rastin të jetoj dhe punoj në një restorant ku vinte Pippo Baudo, Zucchero, Giorgia, vinin gati ditë për ditë dhe shumë të tjerë të njohur. Atje kam jetuar me ata dhe skam bërë asnjë fotografi, sa një shok më pyeti si kishte mundësi, por thjesht nuk më shkon në mendje. Nuk ka lidhje as me krenarinë dhe me asgjë tjetër.

Pasdite – Ju keni një histori të veçantë në konkurrimin tuaj në shkollën e lartë?

Derhemi – Po, jam refuzuar tre herë nga akademia. Herën e parë pasi nuk isha në lartësinë e duhur dhe herën e dytë pasi nuk i kisha sytë e lëngëzuar. Edhe sot nuk e di se çfarë është kjo. Ishte kohë komunzimi dhe fatmirësisht, një miku i tim eti, drejtor në Institutin e Tokave, më rregulloi një punë si roje në një nga institucuonet. Unë isha 18 vjeç, një adoleshent me kokën në erë dhe bëja rojen në një institucion që quhej laboratori i Institutit të Tokave. Atje kishte nja 18-20 gra, por në orë tre unë ikja në Akademi, aty e kisha kokën dhe më ka ndodhur shpesh herë që ishte një shoku im roje që lironte gratë se i kisha mbyllur brenda.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi