- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Zoti Berisha, leri “qyfyret” me internet, por ço në fshat shkollat, mjekësinë, naftën, vaditjen…
Fri 30 Mar 2012 - 15:50
Nga: Përparim Halili
Nuk vonoi as 2 orë nga urdhëri demagogjik e anormal që kryeministri
Sali Berisha, u dha prefektëve të qarqeve për të futur internetin falas
në çdo fshat dhe dolën reagimet e para nga zonat fshatare, me adresë
kryeministrin dhe kujtesë mediat. Në adresën e-mail-it tonë, na erdhën
mesazhe të banorëve të zonave rurale nga Shkodra, Mirdita, Dibra,
Librazhdi, Lezha, Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti e Berati, të
cilët e konsideronin këtë premtim të krueministrit, si tallje të plotë
me hallet reale që ka fshati sot e 20 vjet më parë, kur Sali Berisha
premtoi modelin e “fshtait europian”. Në reagimet e tyre, përveçëse
tallje e rëndë publike, ata e konsiderojnë premtim-urdhërin e
kryeministrit Sali Berisha, si një “shashkë” demagogjike të rradhës, si
vazhdimësi të mashtrimeve të tij me problemet jetike të popullatës së
përvuajtur e të braktisur të fshatit shqiptar. Në fakt, siç reagojnë
banorët e fshatit, kjo është tallje e rëndë publike me jetën e këtyre
njerëzve, të cilët jetojnë në zona të lëna jashtë programit qeverisës të
kabinetit “Berisha”.
Kur dëgjuam këtë urdhër, që kryeministri e trajtoi si “tregues integrimi
e zhvillimi”, na u kujtua loja telefonike Telebingo që bëhet me zarfa
në “TV-Klan”, ku Ardit Gjerbrea, i thoshte një fituesi 80 vjeçar nga
Shkodra: “Dodë, po të jap si dhuratë një aparat “Pllejsteshen”, që të
luash e të kënaqesh gjithë ditën”. Ndërsa 80 vjeçari Dodë, iu përgjigj:-
“Ta hangsha zemrën, pop ash zotin lene atë veglën e lojës, se nuk ja
kam ngenë, po shiko me jep nonjë send tjetër që më hyn në punë e që më
ban hajër nji tash”.
Tamam si Arditi i Telebingo TV-Klanit, veproi edhe kryeministri Sali
Berisha me urdhërin që u dha prefektëve ,për të gjetur ndonjë dhomë në
fshatra e për t’u cuar fshatarëve internetin. A thua se fshatarit
shqiptar, i janë plotësuar të gjithë kushtet e nevojat sociale-ekonomike
dhe tani i mungon vetëm interneti?! A thua se me çuarjen e internetit
në fshatra (dihet që është mashtrim) banorëve u krijohet parajsa e plotë
e premtuar prej qeverisë?! Natyrisht që jo! Aktualisht, jetës dhe punës
së fshatarit shqiptar, i mungon gjithçka që i kërkon jetesa dhe puna
normale. Jeta në fshat ka një “listë” të gjatë mangësish e problemesh
tepër shqetësuese. Ndërsa kryeministri i hazdisur e tradicionalisht
demgogjik Sali Berisha, del ekraneve dhe si të jetë në një planet
tjetër, bënë premtime false e komike për internet! Ndaj dhe banorët e
zonaev fshatare, sa e kanë dëgjuar këtë “qyfyr”, kanë reaguar menjëherë.
Në kundërpërgjigjen e tyre dërguar kryeministrit berisha, ata thonë:
“Zoti kryeministër, leri broçkullat me internet, po na sill ato që na
duhen e që na ke premtuar: shkollat, shërbimin mjekësor e policor,
kreditimin financiar, naftën me gjusëm çmimi për traktorët, plehërat
kimike me çmim të ulët dhe ujin për vaditje”. Këto këkrojnë banorët e
fshatit. Sepse u mungojnë edhe pse qeveria i ka detyrim social për t’ua
siguruar si qeverisje dhe si premtim elektoral, me të cilin kërkoi e
mori qeverisjen. Praktikisht nuk i ka realziaur. Dhe për të mbuluar
dështimin dhe mashtrimin e qeverisjes së tij, kryeministri Sali Berisha
nuk u çon banorëve të fshatit ato që u këkron jeta de puna, por u
dërdëllis brioçkulla me shegë, lajthi, boronica e internet! Mjafton të
bësh një vështrim sipërfaqësor jo në skaje, por edhe në periferi të
Tiranës, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Shkodrës,
Dibrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës etj dhe shikon se fshati shqiptar është
tjetërsuar në një hapësirë fizike gjigande, me pamje e infrastrukturë
të kohës së mesjetës, me jetë në mjerim. Po a është normal kryeminsitri
ynë që premton internet, kur fshati është shqiptar është katandisur në
“gërmadhë”? Natryisht që JO, por ja që “sytë” e kryeminsitrit shikojnë
se në fshatin shqiptar ka “parajsë” sociale, ekonomike e infrastukturore
dhe sipas mendjes së tij, paska mbetur vetëm interneti pa u çuar pranë
fshatarëve! Po çfarë ndodh realisht në fshatin shqiptar, me të cilin
kryeministri Sali Berisha tallet e bën “llogje”, me çuarje interneti?!
- Në 90% të fshatrave ka shfrytëzim të tokës në nivelin 10-20%, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 80% e tokës bujqësore vazhdon të shfrytëzohet në kushte
primitive, me tërheqje të parmendës me gomerë e njerëz, ndërsa
kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 65% e popullsisë në fshat, po jeton në nivelin e plotë të
varfërisë ekstreme, ndërkohë që 20% jeton nën nivelin e varfërisë
ektreme, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 33% e fëmijëve të moshës shkollore 6-18 vjeç nuk shkojnë në
shkollë, sepse punojnë për të siguruar bukën e gojës, ndërsa

- Afro 80% e fshatrave shqiptarë nuk kanë as mjekë, mami, e farmaci,
ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 45% e fshatrave dhe zonave nuk kanë as shkolla fillore,
9-vjeçare e të mesme, ndërsa kryeministri Berisha tallet, duke u
premtuar internet!
- Afro 75% e familjeve fshatare nuk e punojnë dot tokën për shkak të
çmimit të lartë të naftës e plehrave kimike, ndërsa kryeministri Berisha
tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 70% e zonave fshatare nuk kanë mundësi vaditjeje, sepse nuk
qeveria nuk u ka siguruara sitemin vaditës, ndërsa kryeministri Berisha
tallet, duke u premtuar internet!
- Afro 80% e prodhimit blegtoral në fshatra mbetet pa u shitur, mbasi
qeveria monopoliste e qeveritarëve favorizon produktet e importit,

- Afro 70% e prodhimit bujqësor e agro-ushqimor mbetet pa u përpunuar
dhe shitet për një copë bukë, ose groposet, mbasi qeveria nuk mbështet
prodhuesit në fshat me kreditime linjash përpunuese, ndërsa kryeministri
Berisha tallet, duke u premtuar internet!
- Pothuajse 100% e familjeve fshatare nuk prodhojnë as bukën e tyre,
sepse kostoja e kultivim-prodhimit të grurit e misrit është e lartë,

- Afro 60% e fshtarave janë braktisur prej popullatës për shkak të
pamudnësisë për të përballuar jetën, ndërsa kryeministri Berisha tallet,
duke u premtuar internet!
AMA-NEWS

- Skandali me naftën, Berisha eliminon autoritetin e shtetit shqiptar
- Berisha: Shqipëria dixhitale, internet në cdo klasë
- PD mbyll fushatën në Tiranë, Berisha: Votoni integrimin, Zoti me bekoi si shërbëtor të idealeve tuaj
- Berisha: Shqipëria, vendi i parë me Internet falas në tërë territorin e saj
- Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi