Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Produkte serbe me ambalazh "Kosovo/UNMIK", reagime në Kosovë Empty Produkte serbe me ambalazh "Kosovo/UNMIK", reagime në Kosovë

Fri 30 Mar 2012 - 16:37
Prishtinë, 30 mars 2012, NOA - Doganat e Kosovës dhe institucionet e
tjera të vendit kanë raportuar importin e një lloji të caktuar të
produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e
destinacionit dhe përfaqësimit, bëhet me “Kosovo/ UNMIK“.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka lëshuar një deklaratë për media, me të
cilën thotë se importi i produkteve që përmbajnë këtë mbishkrim, është i
papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së
Kosovës.

"Apelojmë te të gjithë përfaqësuesit kosovarë të kompanive serbe që
importojnë nga Serbia, të mos pranojnë veprime të tilla
të kundërligjshme në rastet e importit të produkteve me
ambalazhin 'Kosovo/UNMIK'. Praktika të tilla janë kundër interesave të
bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe kundër promovimit të
vlerave të shtetësisë kosovare", thuhet në deklaratën e OEK-ut.

noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi