Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Semundjet e rralla, ne Shqiperi vetem plakja e parakohshme Empty Semundjet e rralla, ne Shqiperi vetem plakja e parakohshme

Fri 30 Mar 2012 - 18:01
Shqipëria nuk është e rrezikuar nga sëmundjet e rralla dhe të çuditshme që gjenden sot në botë, të cilave mjekësia nuk ka mundur ende t’u gjejë një përgjigje. Bëhet fjalë për sëmundje që kanë të bëjnë me plakje të parakohshme, siç është ajo që quhet “progreria”, që është e vetmja e hasur në vendin tonë.Në Ditën Ndërkombëtare të Sëmundjeve të Rralla, shefja e promocionit, pranë Autorietit Shëndetësor Rajonal, Vojsava Sulçe thotë se 90% e të prekurve nga “progreria” vdesin që në moshën 13-vjeçare. “Mplakja e parakohshme është një sëmundje gjenetike, shikohen ato anomalitë e zhvillimit të tyre që nga mosha 9 deri në 24 muaj. Kemi një stopim të zhvillimit fizik, kemi një zhvillim fytyre asimetrike, sy të dalë, në moshën 2-vjeçare u bien flokët, qerpikët, vetullat.

Këta fëmijë kanë sëmundjet e moshës së pleqërisë. Vdesin deri në moshën 13 vjeç”, – pohon Sulçe. Një tjetër sëmundje e veçantë që këtë herë nuk ka të bëjnë me shkaktarë gjenetikë, por të fituar, është dhe ajo që quhet “laraska”. Personat e prekur nga kjo sëmundje ushqehen me çdo gjë që nuk është ushqimore, si: tulla, baltë, oriz të pazier etj.

Sëmundje e çuditshme është dhe alergjia nga uji, nga e cila në mbarë botën vuajnë vetëm 30 persona. Ata nuk mund të lahen më tepër se 1 minutë në javë me ujë, pasi lëkura e tyre digjet. Pacientë të rrallë janë edhe ata që vuajnë nga sëmundja “Liza në botën e çudirave”, të cilët i shohin objektet shumë më të vogla nga sa janë. / E. Bardhi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi