Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

'Beje TeNDEN!', fushate sensibilizuese ne dobi te monumenteve te kultures Empty 'Beje TeNDEN!', fushate sensibilizuese ne dobi te monumenteve te kultures

Fri 30 Mar 2012 - 20:41
Fondacioni Suedez “Cultural Heritage without Borders” (“Trashëgimia Kulturore pa Kufij), ditën e mërkurë, më datë 28 mars, ora 11:00 tek shtëpia Babameto, monument kulture i kategorisë II, tek Pazari i Gjirokastrës, do të organizojë një aktivitet për lyerjen e fasadës së këtij monumenti kulture, ku janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të mediave në Gjirokastrës dhe më gjerë.Kjo fushatë, e organizuar nga fondacioni në fjalë, e quajtur prej tyre: “Bëje TËNDEN!”, ka për qëllim të angazhojë një diapazon të gjerë të personave të interesuar, ku së bashku do të japin kontributin për ruajtjen dhe rijetëzimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Pasi kanë përfunduar restaurimin e shtëpisë së Babametove në Gjirokastër, monument i kategorisë së 2-të, kjo shoqatë ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e mediave në Gjirokastër, por edhe në mbarë Shqipërinë që të kontribuojnë në lyerjen e fasadës së këtij monumenti kulture. Ftesa e fondacionit suedez është në fakt një përpjekje për të sensibilizuar të gjithë njerëzit dhe më së pari mediat, të cilat bëhen zëdhënëse të qytetarëve, në mënyrë që të bëhet sa është e mundur për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, aq më tepër në qytetin e Gjirokastrës, që mbart vlera të rralla kulturore.

Aktiviteti, i cili do të nisë në 11.00 paradite, me një prezantim të shkurtër që do të shpjegojë ç’ka ndodhur me monumentin gjatë kohëzgjatjes së ndërhyrjes restauruese, do të vazhdojë më pas me lyerjen vullnetare të fasadës së kësaj ndërtese, për të cilën u është bërë ftesë përfaqësuesve të mediave që të jenë pranishëm, në mënyrë që edhe ta pasqyrojnë këtë nismë interesante dhe dobiprurëse për monumentet e kulturës në vendin tonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi