Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Shpërthimi i vullkanit shkaktar i tradhtive bashkëshortore? Empty Shpërthimi i vullkanit shkaktar i tradhtive bashkëshortore?

Wed 21 Apr 2010 - 19:49
Shpërthimi i vullkanit javën e kaluar në Islandë ka detyruar
shumë britanikë që orët e gjata të kaluara nëpër aeroporte dhe hotele,
duke pritur të pastrohet reja e hirit në ajër, t’i kalojnë duke kërkuar
aventura jashtëmartesore.
Faqja e njohur e internetit për
njohjen e të martuarve, respektivisht tradhtinë e të martuarve,
”IllicitEncounters.com”, njoftoi se në katër ditët e fundit ka pasur
numër rekord të vizitave të realizuara nëpërmjet telefonave mobil.
Pronarët e faqes thonë se kjo vjen si pasojë e kaosit në trafikun
ajror, për shkak të cilit mijëra britanikë mbetën ”të robëruar” nëpër
aeroporte, me ”iPhone” në duar.
Vizitat nga telefonat mobil në faqen ”IllicitEncounters.com” janë
rreth shtatë për qind nga vizitat e përgjithshme, por vikendin e kaluar
ky numër u rrit në 15 për qind.
”Vonesat dhe telashet në trafik gjithmonë kanë ndikuar në vizita më
të madhe në faqen tonë. Në dhjetor kur ra borë, faqja jonë ra
përkohësisht pas vizitave të shumta. Mërzia dhe frustrimi i njerëzve të
mbyllur nëpër aeroporte do të thotë se ata kërkojnë diç stimuluese dhe
interesante që mund ta gjejnë nëpërmjet telefonave mobil. E çka është
më argëtuese sesa një aferë e ndaluar?” deklaroi drejtori ekzekutiv i
faqes Adam Scott i cili komentoi edhe deklaratat e imamit iranian i
cili tha se seksi jashtë martese po shkakton tërmetet në botë.
”Mendoj se ata që tradhtojnë partnerin në martesë bartin një barrë
të rëndë faji edhe pa ua shtuar atyre barrën e përgjegjësisë për
katastrofat natyrore”, tha Scott.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi