Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm Empty Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm

Fri 30 Mar 2012 - 21:31
Message reputation : 100% (1 vote)
Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë dhe më pas, të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913.
Kështu vlerësoi lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një intervistë për televizionin Alsat-M. “Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tash për tash, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, më pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore - në Iliridë, duhet të ndihmohen që të organizohen sa më mirë. Ty mund të takojë e drejta, por ajo nuk realizohet nëse s’ke organizim. Nuk po mendoj shqiptarët në Maqedoni pa Shkupin, deri para 30 vjetëve është konsideruar që qyteti me më së shumti shqiptar ka qenë Shkupi”, deklaroi Kurti.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Kurti tha se shqiptarët në Maqedoni duhet të bashkohen dhe të organizohen, si në aspektin kulturor, arsimor, politik, e po ashtu në atë socio-ekonomik, pasi pa organizim, sipas tij, nuk ka të drejta të realizuara dhe ato mbeten formale dhe nuk aktualizohen.

Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria kanë për obligim t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni. “Nëse ne lejojmë që shqiptarët në Maqedoni të ballafaqohen me Qeverinë Gruevski ndaras prej Kosovës e Shqipërisë, atëherë do të prodhohen Brodeca të ri. Ne kemi nevojë që të kemi sa më shumë organizim dhe aktivitete, i cili edhe ndihmohet dhe mbështetet prej Tiranës dhe Prishtinës, këtë gjë duhet ta kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë edhe më shumë”.

Kurti tha se Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni më shumë ka pasur efekte për të çarmatosur shqiptarët se sa realizimin e të drejtave. “Kur do të shkruhet historia se çfarë bëri kjo Marrëveshje e Ohrit, do të dalë që efekti kryesor ka qenë demilitarizimi i UÇK-së, nuk do të dalë se fituam këtë apo atë të drejtë sepse shqiptarët atje mbeten të diskriminuar në përfaqësim, konkretisht në gjykata, administratë, shërbyesit civil nëpër ministri, polici, nëpër ndërmarrje të ndryshme, në përgjithësi shqiptarët mezi mbërrin në 10 për qind, ndërkohë në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë janë më shumë se çereku i popullsisë”, u shpreh ai.

Kurti tha se ajo çfarë duhet të zhvillohet tek shqiptarët në Maqedoni, është sofistikimi dhe afirmimi i kritikës. Qytetarët shqiptarë sipas tij, me mendje kritike duhet të kundërshtojnë dimensionin nacional shovinist të shtetit maqedonas, i cili po i shfrytëzon dhe po i shtyp shqiptarët.

Lideri i lëvizjes ‘Vetëvendosje’ tha se nëse Greqia ka arsye që të mos ia njohë emrin shtetit të Maqedonisë, shqiptarët kanë dyfish apo trefish më shumë arsye që të mos ia pranojnë emrin Maqedonisë. Ai tha se shqiptarët duhet t’i bëjnë të qarta kompromiset që kanë bërë, dhe se në çdo kohë t’i tërheqin mbrapsht ato, gjithmonë përmes gjuhës së të drejtave politike civile dhe socio-ekonomike në rrafshin universal të konventave evropiane dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm Empty Re: Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm

Fri 30 Mar 2012 - 21:48
Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm 568197611 stern
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm Empty Re: Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm

Fri 30 Mar 2012 - 22:32
kete ekam than edhe une MOTI .. por per kete duhet qe te punohet edhe ma shuum...
Sponsored content

Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm Empty Re: Kurti: Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi