Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Bashkimi Kombëtar, i shkruar nga Zoti.. Empty Bashkimi Kombëtar, i shkruar nga Zoti..

Tue 27 Nov 2012 - 15:25
Bashkimi Kombëtar, i shkruar nga Zoti.. 9fdba334c4_474-400x284
Bashkimi i tokave shqiptare ka qenë vullnet i Zotit dhe ne e kemi sot obligim t’i rikthejmë ato ashtu siç i ka falë Ai.Kjo është deklarata bombë e kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi, dhënë në një intervistë ekskluzive gazetës “Zhurnal Plus”, që do të botohet e plotë në numrin e nesërm. “Bashkimi i tokave shqiptare ka qenë vullnet i Allahut, andaj ne e kemi obligim që përsëri t’i rikthejmë ashtu siç kanë qenë. Unifikimi i forcave të popullit shqiptar të të gjitha niveleve do e bënë realitet Shqipërinë autentike me kufijtë që e ka krijuar Zoti. BFI me gjithë kapacitetin e saj është e gatshme t’i kontribuojë çështjes kombëtare dhe t’i përgjigjet çdolloj thirrjeje që synon bashkimin e mbarë shqiptarëve. Jam shumë i brengosur për pozitën e shqiptarëve ngase nuk mund të imagjinoj një popull të jeton në pesë shtete, nuk mund të pranojë që babai të jetojë në tokën arbërore, ndërsa vëllezërit e tij të jenë jashtë kufijve”, ka deklaruar Rexhepi. Ai flet në këtë intervistë edhe për rolin e ulemave në çështjen kombëtare, për vështirësitë e myslimanëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe mbi aktivitetet impenjative të BFI-së për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi