Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Aleanca Kuq e Zi dorëzohet shpejt, heq dorë nga bashkimi kombëtar Empty Aleanca Kuq e Zi dorëzohet shpejt, heq dorë nga bashkimi kombëtar

Fri 23 Mar 2012 - 15:20
Dorëzimi të mërkurën pranë Gjykatës së Tiranës i kërkesës së Aleancës Kuq e Zi për t′u regjistruar si partia më e re politike në Shqipëri, bashkë me entuziazmin ka sjellë edhe pikëpyetje në disa pika të programit të kësaj lëvizje që synon të bëhet parti.
Pikat e programit që kanë krijuar konfuzion janë ato që kanë të bëjnë me raportet me fqinjët ku në mënyrë të tërthortë hiqet dorë nga ideja për bashkim kombëtar, e cila reklamohej më së shumti nga kjo lëvizje, shkruan Portali Albeu.com.
Në programin e AK dorëzuar Gjykatës së Tiranës përveç shtjellimit të hollësishëm të raporteve me fqinjët, ku përfshihet edhe Kosova, thuhet se "është paraparë që bashkimi të bëhet në një linjë me parimet dhe strategjitë e BE-së", që thënë me fjalë të tjera, është të njëjtën linjë me atë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për bashkim nën flamurin e BE-së ose thënë sipas stilit berishian "bashkohemi në Bruksel".

Aleanca Kuq e Zi: Në maj platforma e bashkimit Kosovë-Shqipëri?!

Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se në maj do të miratojë platformën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Aleanca Kuq e Zi akuzon liderët e Shqipërisë dhe Kosovës se janë kundër bashkimit të shqiptarëve.
“Berisha kundër bashkimit për 20 vite. Largimi i Berishës afron bashkimin me Kosovën. Berisha s’mund të pengoj vullnetin e popullit për bashkim. Kosova, zemra e Shqipërisë. Liderët e Tiranës dhe Prishtinës kundër bashkimit. Berisha dhe Thaçi duan të qeverisin çifliqet e tyre”,- deklaron Aleanca Kuq e Zi .
Partia Aleanca Kuq e Zi vlerëson se Bashkimi i shqiptarëve nis nga bashkimi i dy shteteve, ndërkohë që shton se “Kosova është zemra e Shqipërisë”.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Aleanca Kuq e Zi dorëzohet shpejt, heq dorë nga bashkimi kombëtar Empty Re: Aleanca Kuq e Zi dorëzohet shpejt, heq dorë nga bashkimi kombëtar

Fri 23 Mar 2012 - 15:21
ku e gjete kete lajm? cjane keto budalleqe
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi