Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Aleanca Kuq e Zi heq dore nga bashkimi i trojeve.. Empty Aleanca Kuq e Zi heq dore nga bashkimi i trojeve..

Thu 22 Mar 2012 - 18:31
Aleanca Kuq e Zi heq dore nga bashkimi i trojeve shqiptare.Ne programin e saj te botuar ne gazeten shqiptare, thuhet se kjo parti respekton Marreveshjen e Ohrit dhe integritetin teritorial te Maqedonise. Ndersa lidhur me Kosoven, AK marrdheniet me ate i shikon si marrdheniet SHBA Kanada, te cilat kane nje prefiks te perbashket telefonik. Aleanca Kuq e Zi nga dje është partia më e re në spek trin politik në vend. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për regjistrimin si forcë politike, pasi kjo e fundit ka dorëzuar 3700 firma, statusin dhe programin e saj. Drejtori ekzekutiv i AK, Redi Ramaj nëpërmjet një prononcimi për mediat bëri me dije se partia do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri në organizimin e Kongresit të parë të kësaj partie që do të zhvillohet në muajin maj, ku do të votohet në mënyrë transparente për kryetarin dhe drejutesit e kësaj lëvizje politike.
Megjithse ne program thuhet se Aleanca Kuq e Zi (AK) mbështet aspiratën shekullore të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar, nuk flitet fare per bashkimin konkret te trojeve shqiptare. Ne te kunderten AK preferon bashkimin ne BE si formen kryesore te bashkimit te shqiptareve. Ne program thuhet se: AK mendon dhe beson se bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë në një dicka më të madhe se sa vetë Shqipëria. Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë në linjë me parimet dhe strategjitë e Bashkimit Europian. AK angazhohet për të respektuar të Drejtën Ndërkombëtare në Fuqi dhe njeh si normë të përgjithshme të së Drejtës Ndërkombëtare principin e vetëvendosjes së popujve
Kjo eshte AK
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi