Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Shoferi i autobusit xhirohet duke lexuar libër gjatë vozitjes Empty Shoferi i autobusit xhirohet duke lexuar libër gjatë vozitjes

Wed 21 Apr 2010 - 19:49
Një shofer anonim i autobusëve dykatësh të kompanisë “National
Express West Midlands” nga Britania e Madhe, është xhiruar duke lexuar
një libër derisa po voziste autobusin përplot me udhëtarë. Njëri nga
udhëtarët që gjendej në autobus bëri këtë video incizim dhe e publikoi
në shërbimin për video - YouTube.
Shoferi ishte thelluar aq
shumë në lexim sa që nuk e hetoi se dikush po e xhironte, madje as që e
vërejti stacionin e radhës ku duhej të ndalej për t’i marrë udhëtarët.
“Kishte hyrë në botën e tij. Në autobus gjendeshin shumë udhëtarë,
por kjo nuk i pengonte”, tha njëri prej udhëtarëve për gazetën
britanike “The Sun”.
Pas publikimit të videos në YouTube shoferi është suspenduar. Në
deklaratën e kompanisë “National Express West Midlands” thuhet se
kundër shoferit janë iniciuar masat disiplinore pasi ai shumë lehtë ka
mundur të shkaktojë aksident trafiku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi