Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NASA: Kemi zbuluar sekretet e Supernoves Empty NASA: Kemi zbuluar sekretet e Supernoves

Sat 31 Mar 2012 - 3:39
NASA: Kemi zbuluar sekretet e Supernoves 1332337990-super_novaTë dhëna të reja të grumbulluara nga sateliti Swift i NASA-s, i cili aktualisht po rrotullohet rreth tokës, tregojnë radiacion me valë të shkutra të ardhura nga disa supernova. Në bazë të këtyre të dhënave, astronomët kanë dalë në konkluzionin se shumica e supernova e të tipit Ia fillojnë si planete të bardhë që rrotullohen rreth një ylli dhe që thithin materie nga ai. Ndërsa gazi fluturon drejt planetit të bardhë, ai fiton masë dhe arrin një pikë kritike që sjell një shpërthim katastrofik.

Këto shpërthime, të cilat mund të ndriçojnë galaktikën për disa javë, lëshojnë sasi të mëdha dhe të qëndrueshme energjie. Karakteristikat e tyre përbëjnë mjete shumë të vlefshme për astronomët, të cilët masin në këtë mënyrë ndriçimin dhe distancën. Astronomët e dinin prej shumë dekadash se supernovat e tipit Ia e kanë origjinën nga mbetjet e një ylli, i cili shpërthen kur arrin një pikë kritike.

Por ambienti në të cilin ngacmohet shpërthimi, deri më sot ka qenë shumë pak i njohur. Por mbetet e paqartë se si zbulimi i fundit mund të ndryshojë të kuptuarit e shkencëtarëve për shpërthimet masive ndëryjore. Sateliti Swift u lëshua në orbitë në vitin 2004. Objektivi kryesor i satelitit është zbulimi i shpërthimeve të rrezeve gama, të cilat ndodhin në distanca më të largëta dhe lidhen me krijimin e vrimave të zeza. Deri tani rreth 200 supernova janë studiuar falë këtij sateliti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi