Uji – burimi i rinisë
Sun 1 Apr 2012 - 13:48
Të gjithë e dimë që sipërfaqen e përgjithshme të planetit tonë të kaltër e mbulon rreth 70 për qind uji. Uji është një nga elementet më të rëndësishëm në tokë. Gjendet në të gjithë qelizat e të gjitha qenieve të gjalla. Gjatë historisë njeriu e ka admiruar ujin duke i atribuuar veçori hyjnore, ofruar flijime dhe adhuruar burimet e ujit. Uji është simbol i pjellshmërisë dhe jetës së përhershme, shkatërrimit dhe rilindjes.A pini mjaft lëngje?Trupi i personit të rritur përbëhet nga 72 për qind ujë. Uji në trup gjendet në të gjitha qelizat dhe në lëngjet ndërqelizore. Gjaku përbëhet kryesisht nga uji, ndërsa muskujt, mushkëritë dhe truri e përmbajnë në përqindje të madhe. Trupit i nevojitet për të rregulluar temperaturën dhe mundësojë furnizimin e të gjithë organeve me ushqyes. Uji po ashtu largon toksinat e mbetura dhe mbron nyjat dhe organet.
Pasi që truri është i rrethuar me lëng, për shkak të mbetjeve, materieve toksike dhe stresit shkatërrohen neuronet në tru, ndërsa pasoja e kësaj është depresioni, madje edhe seniliteti, problemet në komunikim dhe të tjera. Mjekët dhe shkencëtarët e dinë që arsyeja kryesore e plakjes është akumulimi i mbetjeve toksike në trup. Njerëzit që pinë më pak ujë plaken më herët dhe kanë mundësi të vuajnë nga artriti dhe sëmundje të ngjashme. Nëse pihet mjaft ujë, shtresimi i materieve toksike në trup do të jenë më i vogël, qelizat do të jenë më të pastra, do të ngadalësohet plakja dhe trupi do të mbetet i ri.
Njeriu pa ujë në parim mund të mbijetojë vetëm disa ditë, ndërsa sasia e nevojshme e lëngjeve dallon varësisht nga aktiviteti fizik, gjendja shëndetësore, masa trupore, kushtet klimaterike etj. Edhe pse ka shumë debate mes ekspertëve lidhur me sasinë e nevojshme që trupi duhet të konsumojë, sot në përgjithësi konsiderohet që personi i rritur, i cili jeton në klimë mesatare ka nevojë për rreth 2 deri 2,5 litra lëngje në ditë. Madje edhe dehidrimi i lehtë mund të shkaktojë dhimbje të kokës, lodhje, letargji dhe humbjen e koncentrimit. Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve mund të jetë shkak i dhimbjes kronike në muskuj dhe shpinë, kapsllëkut, erës së keqe etj.
Të paktën 20 për qind nevojave për ujë mund të plotësohen përmes ushqimit, ndërsa pjesa tjetër është e nevojshme të përmbushet përmes konsumimit të lëngjeve. Diuretikët, siç janë kafeina dhe alkooli shkaktojnë nevojë më të madhe për ujë, sepse nxisin tajitje më të madhe të ujit nga organizmi, ndërsa mund të kenë edhe efekt të kundërt në trupin tonë duke nxjerrë ujin dhe oksigjenin nga qelizat.
Kualiteti i ujit të cilin e pimë
Në ujë treten më shumë materie se në cilindo tretës tjetër për ç’arsye uji në vete lidh shumë materie organike dhe inorganike me të cilët vjen në kontakt. Ka dallim të madh në mes ujit natyral të pastër të burimit, të ashtuquajturit ujë i gjallë dhe atij nga rubineti, i ashtuquajtur uji i vdekur. Edhe pse plotëson standardet e sotme të sigurisë shëndetësore, uji nga sistemi i furnizimit me ujë është i ngarkuar me klor i cili shkatërron bakteret patogjene në trupin tonë dhe me materie tjera, ndërsa në rrugën e vet deri te shtëpitë tona ka humbur edhe atë energji të rëndësishme jetësore të cilën uji e ka në burimin natyror i cili e bën të dobishëm. Po ashtu, uji i vdekur nuk përmban mineralet e ndryshme natyrore të cilat në mënyrë natyrale i përmban uji i gjallë. Kështu ai derisa kalon nëpër trupin tonë thith mineralet nga trupi.
Uji i mbushur në shishet e plastikës dhe qenia në rregull e ambalazhit të tillë po ashtu është temë e shumë debateve të ekspertëve. Meqenëse uji i tillë shpesh ekspozohet ndaj temperaturave të larta gjatë ruajtjes, transportit etj., konsiderohet që është i ekspozuar ndaj mikroorganizmave dhe kimikateve të dëmshme. Kjo sigurisht nuk ka të bëjë edhe me ujin e mbushur në ambalazh të qelqtë, i cili është opsioni më i mirë kur nuk kemi në dispozicion burimin e shëndetshëm natyror apo bunarin tonë.
Shumë shërime nëpër gjithë botën kanë ndodhur për shkak të konsumimit të ujit natyror të burimit. Kështu edhe janë krijuar legjendat për të ashtuquajturat “burime të rinisë”. Uji nga burimi natyror është i mbushur me materie ushqyese, minerale, kripë, energji dhe vibracione pozitive që krijojnë jetën. Prandaj uji i burimeve quhet ujë i gjallë.
Lëngu inteligjent
Shkencëtari japonez dr. Masaru Emoto në hulumtimet e veta fascinuese në të cilat ka përdorur teknikën e ngrirjes së shpejtë ka dëshmuar se si me ekspozimin e ujit ndaj informatave të ndryshme mund të ndryshohet struktura e kristaleve të tij. Në testimet e veta në shishe apo gota të ujit ka ngjitur mesazhe të ndryshme (të dua, të urrej etj.). Fjala pozitive ka rezultuar në formimin e kristaleve të mrekullueshme, ndërsa negative ka rezultuar në kristale të prishura. Analizat e rezultateve të testimeve të dr. Emoto tregojnë që uji është jashtëzakonisht aktiv në ndërveprim me mjedisin e vet. Një nga kristalet më të bukura kanë formësuar fjalët “dashuria dhe mirënjohja”.
Pasi që trupi ynë përbëhet nga sasi të mëdha të ujit, mund të konkludojmë që emocionet dhe mendimet negative ndikojnë në gjendjen e organizmit tonë. Çdokush prej nesh e ka në dispozicion këtë teknikë të thjeshtë të impregnimit të ujit që e pimë me mendime pozitive dhe me këtë me siguri do t’i kontribuojmë harmonisë së trupit tonë.
Si të sigurohet sasia e mjaftueshme e ujit
Edhe pse duket që pirja e ujit është mënyra më e thjeshtë për ruajtjen gjendjes së mirë të organizmit, ndonjëherë është e vështirë, veçanërisht për njerëzit e punësuar me ritmin e shpejtë të jetës, që gjatë ditës të konsumojnë sasitë e rekomanduara. Si gjithçka tjetër, edhe kjo është çështje e shprehisë.
Zgjidhja është që të pini në sasi të vogla gjatë tërë ditës. Nëse me vete gjithmonë keni një shishe të ujit në dorë, do të nxitni pirjen refleksive. Nëse ju mërzitet shija e ujit të pastër, mund ‘i shtoni pak limon apo limon të athët.
Uji në organizëm duhet të konsumohet në mënyrë të ndarë nga ushqimi, ndërsa dy gotat e para duhet të pihen menjëherë në mëngjes para ushqimit. Personat e prirë ndaj problemeve me stomak, duhen të pinë ujë të vakët. Konsumimi i ujit të vakët në mëngjes nxit tretjen dhe ndihmon zbrazjen e zorrëve në mëngjes. Shmangni pirjen e ujit të ftohtë, sepse mund të shkaktojë dëmtimin e zorrëve, veçanërisht nëse konsumohet gjatë ngrënies.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi