Interneti, droga e fundit e rinisë
Wed 6 Jun 2012 - 19:51
Më shumë se një gjysmë milioni njerëz në Gjermani konsiderohen të varur nga interneti. Të prekurit shfaqin të njëjtat simptoma si të varurit nga alkoholi apo droga. Një brez i tërë kërcënon të bëhet i varur.Dikur Klausi humbi. U shkri me internetin. Për herë të parë ai ishte futur në internet në fund të viteve ’90. Mori një adresë emaili, hynte në chat apo thjesht lundronte në rrjet. “Gjërat e zakonshme që bëhen në fillim.” Por asokohe përdorimi i internetit për të ishte i moderuar dhe jo i përditshëm.“Goditjen vendimtare ma dhanë lojërat virtuale me role, si World of Warcraft apo Final Fantasy, atëherë e humbisja plotësisht sensin e kohës”. Klaus fshihet. Ai lë pas dore shokët dhe të njohurit. Madje edhe ushqimi dhe gjumi vijnë pas internetit. Ai i kalon netët në rrjet. Dita i lë vendin natës e kështu ditë pas dite. Mendimi i parë pas zgjimit është për kompjuterin.
Largim nga realiteti
Raporti aktual i qeverisë gjermane për drogat dhe varësitë tregon se Klausi nuk është i vetëm me fatin e tij. Varësia nga interneti është kthyer në një problem shoqëror. Se sa është saktësisht numri i të prekurve ekspertët deri tani munden vetëm ta vlerësojnë: 560.000 e 14 deri 64-vjeçarëve konsiderohen të varur nga interneti. 2,5 milionë njerëz konsiderohen me një marrëdhënie problematike me internetin.
Simptoma si ato të të varurve nga droga
Të prekurit shfaqin të njëjtat simptoma si të varurit nga alkooli apo heroina, thotë Michael Berner, shef i Klinikës për Psikiatri, Psikosomatikë dhe Psikoterapi në Rhein-Jura. Të varurit vuajnë nga simptomat që shfaqen kur ndërpritet marrja e lëndës nga je i varur, mendojnë se nuk ekzistojnë më pa internetin. “Shumë vënë re se neglizhojnë aktivitetet e tjera sociale dhe kohën e tyre të lirë, por nuk mund të bëjnë më asgjë për ta ndryshuar gjendjen. Thjesht nuk e kanë më nën kontrollin konsumin e tyre”, shpjegon doktor Berner.
Megjithatë përdorimi shumë i madh i internetit nuk do të thotë detyrimisht që personi është i varur prej tij, shpjegon Christoph Möller, shef në pavionin e psikiatrisë për fëmijë dhe të rinj në spitalin e fëmijëve të Hanoverit. “Gjendja bëhet kritike kur personi pëson dëmtime, kur nuk shkon më në shkollë dhe lë pas dore kontaktet sociale.”
Sëmundje të tjera shoqëruese
Ashtu si në rastin e një varësie nga droga edhe varësia nga interneti shoqërohet me sëmundje psikike si depresion apo ndjenjë ankthi. Të prekurit kërkojnë kështu në internet kënaqësi të cilat nuk i gjejnë më në jetën reale. Është tipike që njerëzit depresivë i jepen plotësisht internetit dhe zhvillojnë një varësi prej tij, thotë psikologu Wolfgang Dau nga reparti për sëmundje varësie dhe psikoterapi në klinikën LVR në Bonn. Shpresh edhe reduktimi i stresit apo humori i keq kompensohen nga një përdorim i madh i internetit.
Pjesa më e madhe e të varurve bëjnë pjesë në grupmoshën nga 14 deri 24 vjeç. Këtu numri i të varurve vlerësohet në 250.000. Pra gati gjysma e të prekurve. Por fenomeni është i pranishëm në të gjitha grupmoshat. Të rinjtë pëlqejnë më shumë lojërat me role në internet, ndërsa më të moshuarit humbasin në aktivitete të zakonshme në internet, thotë Wolfgang Dau.
Të dyja gjinitë të prekura
Krahas të rinjve tek të cilët varësia përqendrohet kryesisht në lojëra, nga një sëmundje e tillë vuajnë veçanërisht burrat. Por kjo nuk vlen vetëm për varësinë nga interneti, thotë Michael Berner. “Me përjashtim të çrregullimit në të ushqyer, të gjitha llojet e varësive ndeshen më shpesh tek burrat se tek gratë.” Me sa duket burrat kanë një predispozitë gjenetike për sëmundje të këtij lloji. Megjithatë Wolfgang Dau tërheq vëmendjen se në përdorimin e rrjeteve sociale gratë janë në vend të parë.
Christoph Möller, i cili drejton strukturën e parë stacionare në Gjermani për të rinj të varur nga interneti, në Hanover, tregon për rastin e frikshëm kur nënat madje kanë lënë pas dore fëmijët e tyre “pasi gjatë gjithë kohës ishin në internet”. Pra varësia nga interneti nuk është vetëm problem i burrave.
Duhet mësuar një sjelle e re me internetin
Sëmundja e varësisë nga interneti deri tani nuk është njohur në mjekësi si sëmundje e pavarur. “Këtu ne kryejmë punë pionere”, thotë Möller. Për herë të parë në mars 2008 u hap në Mainz ambulanca e parë për varësinë nga loja. Ndërkohë struktura të ngjashme ka edhe në disa qytete të tjera. Të gjithë pacientët duhet të mësojnë fillimisht në terapi një sjellje të shëndetshme dhe të përgjegjshme me internetin.
Veç kësaj në terapi të prekurit mësojnë të ndjejnë sërish trupin e tyre dhe të kërkojnë hobi. Përmes praktikave gjatë terapisë bëhet edhe rikthimi hap pas hapi në jetën e punës. Por të prekurit janë vazhdimisht në situatë delikate, thotë Michael Berner nga klinika në Rhein-Jura. “Në shekullin e 21-të në të vërtetë nuk mund të hiqet dorë nga interneti as në jetën profesionale dhe as atë private.”
Christoph Möller i bën thirrje prindërve që dhoma e fëmijëve të mos ketë absolutisht asnjë ekran, pasi fëmijët kanë nevojë për përshtypje të larmishme të shqisave për zhvillimin e tyre. Megjithatë edhe shumë të rritur nuk janë shembuj të mirë, thotë specialisti. “Nuk ka thuajse asnjë shfaqje opere ku të mos dëgjohet një herë një celular.” /DW/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi