- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Sekreti i rinisë së përjetshme fshihet tek… kërmijtë!
Tue 16 Jul 2013 - 20:37
Kur i gjen në kopshtin apo oborrin e shtëpisë, mund të të shqetësojë prania e tyre. Ose e kundërta, kërmijtë mund të të entuziazmojnë kur i sheh të gatuar dhe servirur në tavolinë. Por veç këtyre, kërmijtë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në kozmetikë. Madje bukuria dhe rinia e përjetshme thuhet se do të varet na kërmijtë. Nuk janë të paktë ata që kanë filluar terapinë e lëkurës së fytyrës me kërmij të gjallë, të cilët rrëshqasin mbi fytyrën e tyre duke lënë jargët.
Studimet e fundit rreth kozmetikës kanë treguar se jarga e kërmijve përmban proteina dhe lëndë antiokside që ndihmojnë lëkurën të ruajë freskinë, të jetë e çlodhur, si dhe largon qelizat e vdekura.
Terapia me kërmij realizohet në qendrën “Clinical Salon” në Tokio të Japonisë. Pasi kryhet rituali i pastrimit të fytyrës, vendosen mbi të kërmij, të cilët “shëtisin” në faqe dhe ballë. Kjo terapi quhet “Celebrity Escargot Course” dhe kushton 185 euro. Ajo përfshin gjithashtu masazh dhe maskë fytyre. “Jargët e kërmillit ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të fytyrës”, deklaron administratori i klinikës në fjalë, duke shtuar se ato ndihmojnë gjithashtu edhe për të hequr shenjat që lë dielli.
“Clinical Salon” përdor edhe kremra që në përmbajtjen e tyre kanë jarga kërmilli. Kjo qendër kujdeset shumë për kërmijtë e saj, të cilat i ushqen me perime bio. /realiteti.sot/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi