Sekreti i rinisë së 70-vjeçares: Fruta e perime dhe ujë shiu
Mon 26 Mar 2012 - 2:15
Nëse e shohin meburrin e saj 54-vjeçar, ata që nuk e njohin gjithmonë mendojnë se është e bija dhe jo gruaja. Annete Larkins është në fakt 70 vjeçe, por trupi i saj i rregullt dhe fytyra pa rrudha i gënjejnë të gjithë.
Banorja e Miami-Dade County, Florida, ia atribuon pamjen e saj rinore dietës me perimet dhe frutat që i kultivon vetë dhe ujit të shiut.
“Dieta ime konsiston në fruta, perime, arra dhe farëra. Sekreti i rinisë time janë ushqimet e papërpunuara që ha”, thotë ajo.
Por ajo tregon se nuk ka qenë gjithmonë kjo mënyra e të ushqyerit të saj, pasi i shoqi zotëronte një punishte mishi në vitin 1960.
Por 27 vjet më parë, Anette vendosi të bëhej vegjetariane dhe çdo gjë që ha e kultivon në kopshtin e saj. Asnjë ushqim i përpunuar nuk vendoset ndonjëherë në tavolinën e saj. Ajo mbledh ujë shiu për të pirë dhe për të ujitur bimët.Bashkëshorti i saj shprehet se do të donte ta kishte dëgjuar vite më parë, kur i kërkoi të bëhej vegjetarian.
Ai tashmë merr ilaçe kundër diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut, ndërsa e shoqja nuk ka nevojë as për aspirina. “Gjithnjë më pyesin se çfarë e kam këtë vajzën e re”, thotë ai. / G.N.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi