Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shiu shton prurjet në HEC-e	 Empty Shiu shton prurjet në HEC-e

Mon 29 Oct 2012 - 16:38
Reshjet masive në ditët e fundit kanë ngjallur shpresat për të përmirësuar sadopak situatën e rënduar energjetike.

Të dhënat e fundit nga KESH tregojnë se prurjet në basenin e Fierzës, gati janë dhjetëfishuar nga 70 metër kub në 650 metër kub ujë për sekondë. Sipas Korporatës, niveli i ujit në Fierzë është rritur me me mbi 2.5 metra në tre ditët e fundit dhe aktualisht qëndron në kuotën 260 metër. Por edhe me këtë përmirësim të lehtë, Shqipëria mbetet sërish në darën e krizës energjetike.

Rezerva hidrike e Fierzës është 20-30 metra poshtë mesatares historike për këtë periudhë, dhe mbetet në kushte emergjence. Prej ditësh hidrocentrali qëndron i mbyllur duke mos prodhuar energji, një zgjedhje e detyruar e KESH për të ruajtur rezervën hidrike, e cila gati ceku pikën e vdekjes para se të nisnin reshjet.

Nevojat energjetike, tashmë përballohen kryesisht nga importi. Që prej një muaji KESH importon mesatarisht 11 milionë kilovat orë energji në ditë, me një faturë ditore rreth 700-750 mijë euro. Gjendja financiare e Korporatës, e cila tashmë po përballon e vetme të gjithë nevojat e vendit për energji është thuajse e rrënuar.
Pak ditë më parë Qeveria u detyrua të kalojë me urgjencë nja akt normativ për t'i garantuar KESH 7 miliardë lekë kredi nga buxheti i shtetit. Paratë, mjaftojnë për të siguruar energji vetëm deri në fund të nëntorit dhe nëse situata hidrike nuk do të përmirësohet ndjeshëm, qeveria do detyrohet të rrisë sërish borxhin, që këtë vit, ndërkohë që situata parlajmërohet e vështirë edhe për vitin tjetër.
Shiu shton prurjet në HEC-e	 Energjitika
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi