Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U shpik eliksiri i rinise se perjetshme Empty U shpik eliksiri i rinise se perjetshme

Sat 9 Feb 2013 - 14:57
U shpik eliksiri i rinise se perjetshme Kokrra-rini
Eliksiri i vertete i rinise se perjetshme u zhvillua prej shkencetareve nga qyteti rus i Novosibirskut. Ata kane krijuar nje preparat unikal qe e detyron trurin e njeriut te prodhoje qeliza burimore (embrionale, staminale). Keto te fundit nga ana e vet jane te afta te riperterijne organet e semura ne trupin e pacientit. Preparati cudiberes e lejon njeriun te mbetet i ri dhe i shendetshem ne cdo moshe, informon Zeri i Rusise.

Trajnimi me qeliza burimore eshte bere aktualisht nje trend i modes. Qelizat burimore mund te ndihmojne per te parandaluar sulmet e zemres (infarktet), per te luftuar apopleksine(damllen ose “piken ne tru”) si dhe demtimet e traumat e ndryshme. Ne kozmetologji premtojne te eliminojne, te heqin qafe plotesisht problemet e moshes te lidhura me lekuren, t’i rikthejne fytyres freskine rinore. I gjithe problemi konsiston ne faktin, se metoda aktuale e perdorimit te qelizave embrionale nuk eshte fort e sigurt, sqaroi ne biseden e zhvilluar me "Zerin e Rusise" Drejtori i Pergjithshem i kompanise, qe krijoi preparatin ne fjale, Andrei Artamonov:

- Si perdoren qeliza burimore tani? Fillimisht behet marrja e qelizave burimore (staminale) nga palca e eshtrave. Pas kesaj ato shumohen dhe injektohen perseri ne gjakun e pacientit. Keto jane tashme qeliza te shumezuara jashte organizmit te njeriut. Tani per tani nuk dihet se ku diferencohen ato: keto qeliza mund te shkojne ne organin e demtuar, por mund te drejtohen edhe ne nje organ krejtesisht te shendetshem. Keto jane, ne fakt, qeliza te huaja per organizmin e njeriut.

Shkencetaret ne Novosibirsk e kane zgjidhur problemin. Ata krijuan preparatin me emrin e koduar G5. Ai e detyron palcen e eshtrave te njeriut te prodhoje qeliza te reja burimore, te cilat me pas e gjejne vete organin e demtuar dhe e riperterijne ate. Ky medikament i takon nje klase te re te barnave te destinuara per Mjekesine rigjeneruese dhe nuk ka analoge ne bote, thote Andrei Artamonov:

- Preparate te tilla ne ditet e sotme nuk ka. G5 e stimulon palcen e eshtrave te prodhoje qelizat e veta burimore, dhe, duhet thene, se gjate kesaj ato nuk largohen nga organizmi i njeriut. Me moshen sasia e qelizave burimore vjen duke u reduktuar cdo vit e me shume. Per shkak te kesaj organet nuk riperterihen (restaurohen) dhe ne fillojme te plakemi. Qasja e re ne mjekesi konsiston ne ndermarrjen e perpjekjes per ta detyruar organizmin te rigjeneroje veteveten.

Metodat ekzistuese synojne trajtimin simptomatik: nese ke dhimbje duhet te marresh barna qetesuese. Shume me e veshtire, por dhe me e drejte, eshte t’i drejtohemi rezervave te organizmit te njeriut. Vetem kjo "mund te na beje te gjithe ne te rinj dhe te lumtur, qe te mund te kujtojme se si kemi qene ne moshen e femijerise".
Preparati i krijuar nga shkencetaret e Novosibirskut i kaloi me sukses te plote testimet para-klinike. Se shpejti do te filloje testimi klinik i tij. Ndersa pas nje viti e gjysme pretarati G5 i ka te gjitha shanset per te dale ne treg.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi