Zëvendësministri grek sulmon çamët dhe Aleancën Kuq e Zi
Sun 1 Apr 2012 - 15:37
Tiranë, 1 prill - Në 20 vjetorin e krijimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ministri i Jashtëm i Greqisë ka sulmuar censusin dhe Aleancën Kuq e Zi, për presione ndaj minoritetit grek. Në fjalën e tij të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, ministri grek, Dimitris Dollis kritikoi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe deklaratat e ashpra të AK-së, që sipas tij, janë ushtruar presione ndaj popullsisë minoritare, raporton Shekulli .
“Garantimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Shqipëri mbetet një kriter i kërkuar. E keni disi të realizuar falë ndihmës së qeverisë dhe popullit shqiptar. Por, muajin e kaluar minoriteti grek pati një sfidë të vështirë. Censusi nuk arriti të plotësojë atë besim që ekziston midis shteteve. Duhet të rehabilitojmë mirëbesimin midis dy shteteve dhe popullit tonë. Qytetarët me minoritete të ndryshme ndjejnë presione nacionaliste. Duhet që në Shqipëri të mbizotërojnë, vlerat e unitetit, harmonisë, mos diskriminime gjuhësore, kulturore dhe fetare”, theksoi Dollis.
Sipas qeveritarit helen, komuniteti grek vazhdon që të ndjejë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste shqiptare. Ministri Dollis theksoi se Greqia do të vijojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë dhe uroi që PBDNJ të luajë rol themelor në çdo sfidë të Shqipërisë. Edhe pse nuk ka përmendur emra, deklaratat e zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë vijnë si reagim i politikës së ndjekur nga Aleanca Kuq e Zi dhe nga partia e çamëve. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu ka shprehur qëndrimin se Shqipëria duket të integrohet në Bashkimin Evropian me dinjitet dhe jo me anë të shit-blerjeve. Sipas tij, Shqipëria duhet të vendosë një vijë të kuqe mbi të cilat nuk mund të negociohet me asnjë palë të jashtme, qoftë edhe për integrimin në BE. “Është më e rëndësishëm Evropa dhe SHBA se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë më shumë se kurrë se çfarë negociohet dhe çfarë nuk negociohet”, tha Spahiu. Ai akuzoi Greqinë se edhe pse në krizë të rëndë ekonomike po kërkon të “blejë shqiptarët”.
“Si mundet një shtet që ka hyrë në borxh me të gjithë Evropën kërkon të hyjë në borxh edhe me shqiptarët”, shtoi ai. Spahiu kërkoi që pavarësisht presionit të Athinës, shteti shqiptar duhet të mbrojë çështjen kombëtare duke kërkuar në këtë mënyrë mos realizimin e regjistrimi të popullsisë mbi bazë feje dhe etnie”, ka theksuar Spahiu. Por, edhe reagimi i PBDNJ-së ka qenë i menjëhershëm. Votave të mazhorancës për të shkarkuar nga posti nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu bashkua dhe vota e kreut të PBDNJ-së , Bashkim Dule, ndërkohë që demokratët kanë akuzuar AK-në se ka dëmtuar marrëdhëniet me fqinjët jugorë.

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Zëvendësministri grek sulmon çamët dhe Aleancën Kuq e Zi
Sun 1 Apr 2012 - 15:39
jam krenar qe bej pjese ne aleancen kuq e zi aman me sa frike na kane si greket serbet dhe keto pleherat e qeverise tone, sado qe na sulmojne me te forte na bejne
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi