Bora e 1 prillit befasoi prishtinasit
Sun 1 Apr 2012 - 20:59
Prishtinë, 1 prill – Pas disa ditëve të ngrohta e me diell dhe kur qytetarët e Prishtinës menduan se ia kanë hedhur dimrit të sivjetmë, mëngjesi i 1 prillit gdhiu me borë, madje me borë të dendur. Por, falë temperaturave relativisht të larta, ajo nuk qëndroi shumë nëpër rrugë, kulme e pemë të kryeqytetit. Madje rreth orës 17 filluan të depërtojnë edhe rrezet e diellit, kurse bora ndaloi. Sipas parashikimeve të meteorologëve, ky dimër në pranverë nuk do të zgjasë, pasi qysh nesër temperaturat maksimale të ditës do të ngrihen deri në 14 gradë Celsius, ndërsa nga e marta e tutje temperaturat e ditës do të jenë edhe më të larta, ndërmjet 18-20 gradë por me vranësia të kohëpaskohshme e mbase edhe reshje shiu (të enjten e të premten).
- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: Bora e 1 prillit befasoi prishtinasit
Sun 1 Apr 2012 - 22:05
Jo veq Prishtinasit ...edhe neve knej,s'u besoja syve qe binte bore sot ne mengjes...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi