Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

1 prilli! Vlera e shakave të prillit Empty 1 prilli! Vlera e shakave të prillit

Sun 1 Apr 2012 - 16:22
Kush beson më 1 prill një histori të gënjeshtërt, me të tallen. Për fat të keq kjo traditë evropiane, “për të dërguar dikë në prill”, duket se po shuhet. Sa keq!

Se kush ka gënjyer kë fillimisht në prill, kjo nuk dihet saktë. Shakaja, që përsëritet çdo vit, mund të ketë të bëjë me romakët e lashtë, që më 1 prill festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus. Me gjithfarë lojrash dhe orgji. Një shpjegim tjetër është një i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak para kësaj dite u shty, kështu që shumë spekulantë i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën.

Shkaktar ishte reforma e kalendarit

Por më e besueshmja është se shakaja e prillit vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri. Në kohët e hershme shakatë ishin krej ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur.
Mediat trillojnë histori

Ashtu si shumë tradita të tjera ajo e një prillit ka ndryshuar shumë. “Të kuptuarit tonë për humorin në një masë të madhe ua kemi dhënë në dorë mediave. Ne i shohim shakatë në televizion, apo qeshim me shakatë në radio. Shakatë e prillit krijohen në media”, thotë folkloristi Gunther Hirschfelder.

Kështu në ditën e shakasë ne mashtrohemi thuajse vetëm nga mediat me lajme të rreme dhe gënjeshtërta. Legjendare janë truket e televizionit BBC. Më 1 Prill 1957 kanali britanik njoftoi për shembull për korrjen e spagetive në Tesin. Në ekran spektatorët e habitur panë se si fshatarët zviceranë merrnin makaronat e gjata nga pema. Reagime të forta shkaktoi në prill të vitit 2007 njoftimi se “Chaos compjuter club” kishte gjetur në softwarin “Elster,” një trojan, që dërgonte të dhënat private në zyrën federale të kriminalistikës.

Shakatë e prillit kanë vlerën e tyre

Në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla. Kjo sipas Gunther Hirschfelder për arësyen se është rritur presioni dhe ritmi i punës. Për këtë shkak nuk të mbetet më kohë. Përveç kësaj shakatë e një prillit kërkojnë kontaktin e drejtpërdrejtë. “Por ne në shoqërinë tonë shumicën e kontakteve i kryejmë në hapësirën virtuale, nëpërmjet internetit dhe telefonit dhe prandaj shakaja e një prillit është pothuajse e pamundur, sepse aty bën pjesë fytyra e çuditur dhe e qeshura. Kjo kërkon një situatë reale dhe jo një situatë digjitale.”

Francezët megjithatë e kanë ruajtur traditën deri sot në një mënyrë shumë të veçantë. Më një prill ato përpiqen t’i ngjisin dikujt në shpinë një peshk (poisson) prej letre . Sapo tjetri ta ketë kuptuar, ato thërrasin “poisson d’Avril!” Shumëkënd mund ta ketë marrë malli dhe mund t’i dëshirojë gënjeshtrat për 1 prill, sepse kurdoherë, kur dikush bën shaka me ne, do të thotë se na kushton vëmendje./DW

Nje Pergjigje per 1 prilli! Vlera e shakave të prillit
Ramy i vjeter -- 1 Prill, 2012 në 3:32 pm
1 Prilli prandaj vetem genjeshta degjon sot, njeri me 450 antare te rinje e tjetri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi